Natën e 12 janarit, në rrjet nisën të qarkullonin pamjet nga dasma e Bleros me partneren e tij, Eronita. Çifti i dha fund beqarisë në një event me shumë të ftuar, por komentet s’kanë munguar.
Për Bleron kjo është martesa e tretë pas asaj me Teuta Krasniqin, me të cilën ka vajzën, Tarën që nuk mungoi në dasmë dhe me Afrona Dikën.
Ndryshe prej tyre, bashkëshortja e tij nuk është figurë publike dhe pak dihet për të. Megjithatë, rrjeti reagoi përmes komenteve duke thënë “uroj të jetë torta e fundit”, “si nuk përton të martohesh”, “nuk paska punë tjetër veç të martohet e ndahet” etj.
Blero ua ka kthyer përgjigjen përmes një postimi.
“A ju duket sikur më… gëzuar për dashurinë!”, shkruan ai në një foto nga dasma ku shfaqet duke kërcyer.

