Talat Xhaferi debat me VLEN-in: Ali Ahmetit duhet të ja lani këmbët dhe ta pini ujin!

Gjatë debatit të sotëm parlamentar, ish kryeministri dhe kryeparlamentari nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi, ka lavdëruar kryetarin e partisë, Ali Ahmeti.

Xhaferi, siç transmeton lideri.mk, ka debatuar ashpër me deputetët e koalicionit VLEN.

“Ata që e pëmendin Ali Ahmetin, duhet ti bëjnë temena Ali Ahmetit, duhet të ja lajnë këmbët dhe të pinë ujin”, ka thënë mes tjerash Xhaferi, duke vlerësuar se Ahmeti është më meritori për shumë arritje të shqiptarëve.

Kurse deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri në një replikë ndaj deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi, tha se historia e shqiptarëve në Maqedoni nuk ka filluar asnjëherë me Ali Ahmetin dhe nuk përfundon me të. Ai mes tjerash tha se përdorimi i gjuhës shqipe ka qenë shumë më e avancuar me kushtetutën e vitit 1974, sesa tani kur BDI krekoset se e ka avancuar të njëjtën.

“Edhe përkundër faktit që nuk e kisha plan të kyçem në këtë debat, por ja që nga kjo foltore në vazhdimësi provohet të promovohet apo të ruhet me çdo kusht të lartësohet emri i z.Ahmeti. Z.Talati unë veç dua të iu kujtojë se historia e shqiptarëve në Maqedoni nuk ka filluar asnjëherë me Ali Ahmetin dhe nuk përfundon me Ali Ahmetin. Historia e shqiptarëve është kamotshme dhe është shumë e hershme në RMV. Kemi patur shumë procese paraprake të cilat z.Ahmeti nuk është bërë as i gjallë. Sa i përket asaj që thatë se duhet të ia lajmë këmbët e ti pihet uji Ahmetit, më duhet të ju kujtojë se në radhët tona kemi dy hoxhallarë të cilët mos dashtë Zoti ta lajnë z.Ahmeti e asnjëherë më nuk kthehet. Kështu që ne si opozitë ua treguam vendin juve si pushtet, dhe është mirë të rrini qetë konform angazhimeve tuaja politike. Sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe, duhet të ju kujtojë se me kushtetutën e vitit 1974, gjuha shqipe ka qenë shumë e avancuar në raport me atë që ju krekoseni se keni arritur. Z.Talat dije se ju si kryeministër teknik vendimet e para që i morët, morët për shkarkimin e dy ministrave shqiptarë dhe drejtorëve shqiptarë. Në mbledhjen e parë të këtij kuvendi kur keni marrë pjesë si kryeministër teknik është sjell ligji për branitellat që sot mundoheni të viktimizoheni si Front Europian. Është mirë ti shihni gjërat ashtu si janë, ti trajtoni çështjet ashtu siç janë dhe mos u mundoni të bëni rolin e avokatit të z.Ahmeti sepse atij është duke i trokitur Prokuroria e lartë në derën e tij”, ka theksuar Shaqiri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ismaili i bën “përsëritje mësimi” Xhihan Ahmed-it, kandidates për Konventën e Stambollit

Elfete Ismaili kritikon kandidaten për Komisionin kundër Diskriminimit për deklarata mbi Konventën e Stambollit Ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, ka reaguar publikisht lidhur me intervistën...

Vendimi i zarfave të zi: Rogerti dënohet me televotim të përhershëm, Kejsi përjashtohet nga Big Brother

Zarfat e zi sollën vendim të prerë: Rogerti shkon në televotim të përhershëm, ndërsa Kejsi largohet nga shtëpia. https://www.youtube.com/watch?v=Qol7OL_78zQ https://www.youtube.com/watch?v=6Iebz8H1rLU

Dy zarfa të zi në Big Brother Albania VIP 5 – Brikena pretendon se janë për Rogertin dhe Keijsin

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e ditur kujt i përkasin...

Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar...

Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim, ndonjëherë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk u përgjigj konkretisht nëse do të ketë një takim tet-a-tet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, takim i cili ishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu