Takohen VMRO – VLEN, si do të ndahet “kulaçi” Qeveritar?!

Mickoski në një tavolinë me liderët e koalicionit “Vlen” – Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi lidhur me negociatat për Qeverinë e re.

Oferta fillestare e Mickoskit janë katër, maksimum pesë pozita ministrash.

VLEN pretendon 5 deri 6 ministri dhe Kryeparlamentarin, pasi sipas tyre, dy nga pozitat kryesore të shtetit, Presidenti dhe Kryeministri, tashmë I takojnë VMRO-DPMNE-së

Nga VMRO-DPMNE kanë mbërritur njoftime se VLEN ka shprehur interesimin për Ministrinë e Shëndetësisë, që do t`i takonte krahut të Taravarit, postin e Zv/Kryeministrit për Sistem Politik që do të shkonte tek Mexhiti, Drejtorinë e Doganave, kurse Alternativa thuhet se pretendon ekonominë dhe arsimin kurse Besa, kulturën.

VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se Kryeparlamentari I ardhshëm do të jetë nga kjo parti, pasi kanë 58 mandate. Varësisht shifrave dhe peshës së ministrive do të varet edhe shpërndarja e pozitave të drejtorëve për koalicionin “VLEN”.

Por, partia e Mickoskit mbetet e prerë se MPB-ja, Financat dhe Ministria për Transport dhe Lidhje do të jenë të VMRO-së.

Por, nëse në qeveri futet edhe Lëvizja “Znam” e Dimitrievskit, kjo parti do të ketë një ministri.

Pas paralajmërimeve të Mickoskit se ekziston mundësia që VMRO-DPMNE të ketë 61 deputetë, tashmë po spekulohet se bëhet fjalë për deputetë nga partitë që edhe paraprakisht kanë ndryshuar koalicionet. Përmenden disa parti që kanë qenë pjesë e koalicionit me LSDM-në, por edhe parti të bashkësive më të vogla etnike që janë pjesë të Frontit Evropian.

Gjatë së premtes, kreu I Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljas, përgënjeshtroi pohimet se kjo parti do t`i ndryshojë “ngjyrat” koalicionuese.

“Respektojmë marrëveshjen me Frontin Evropian. S`kemi kontakte me VMRO-në dhe VLEN dhe as që mendojmë për një gjë të tillë” – ka deklaruar Bejxhan Iljas.

Pas fitores bindëse në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, Mickoski mblodhi edhe partnerët e koalicionit, ku u shpreh se ka marrë mbështetje për nisjen e negociatave për përbërjen e re qeveritare.

Paraprakisht VMRO-DPMNE vendosi edhe kornizën e ndërtimit të potencialit të koalicioneve me partitë tjera.

Në këtë kornizë ka tri postulate; shtet i fuqishëm ekonomik, front kundër krimit dhe korrupsionit dhe realizimi i interesit strategjik për integrime evropiane, sipas vlerave dhe parimeve. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu