Tahiri për Qeverinë Kurti: E dobët dhe pa rezultate

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë intervistës së saj në emisionin “Debat Plus”, pesë ditë me parë se ” sa për këtë opozitë, ne e zgjasin edhe katër vite mandatin pa zgjedhje hiq”.

E këtë deklaratë, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria aktuale e cila po udhëheq me mandatin më të gjatë të saj në historikun e udhëheqjes së vendit, është një qeveri e dobët dhe pa rezultate.

” Një logjikë e njohur, një logjikë arbitrare, autoritare e një partie e cila ka marrë një besim masiv, ku këtë besim e ka shpërdoru në formën më të ulët. Duke qenë qeveria më e pa Zot, qeveria me më pak rezultate ndërsa është qeveria që ka mandatin më të gjatë në historinë e Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht me shumicën më të madhe parlamentare”.

Tahiri shtoi se qeveria Kurti e kërkon “ndihmën” dhe “qëndrimin opozitar” vetëm kur ngushtohet. Tahiri në emisionin ” Debat Plus” të Televizionit Dukagjinit tha se opozita aktuale ka qenë në detyrën e saj dhe në “detyrën e vet” , teksa ka shtuar se në historinë e opozitës është arritur që të kthehen dhjetë ligje të rikthehen në ligje antikushtetuese.

“Kjo është një vazhdimësi e pasjes autoritare dhe një qasje fëmijërore që tregon për një qeveri që nuk kujdeset. Një Ministre me ju drejtu opozitës, që për këtë opozitë ne do të udhëheqin edhe disa mandate, tregon për jo seriozitetin e saj, një qasje fëmijërore që nuk e ka detyrën dhe përgjegjësinë në rend të parë por e ka komunikimin politik” deklaroi Tahiri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu