Tahiri: Macron nuk përmendi njohjen e Kosovës nga Serbia, ky është dështim i diplomacisë së Kosovës

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas mesazhit të presidentit francez, Emmanuel Macron drejtuar Serbisë para nisjes së vizitës atje.

Tahiri ka deklaruar se Macron nuk e përmend askund njohjen e Kosovës nga Serbia, e për këtë ajo thotë se është dështim i Qeverisë në diplomaci.

“Macron ne letren e tij para vizites ne Serbi permend asociacionin por nuk e permend njohjen e Kosoves nga Serbia – ky fjalor i nje anshem i gjithe vendeve te Quintit eshte deshtim i diplomacise se Kosoves – pra qyshse ka filluar dialogu mes Kurtit dhe Vuciqit te gjithe nderkombetaret flasin per obligimet zbatuese te Kosoves dhe jo te Serbise – po ky kori i militanteve te VV-s pse e ka mbyllur gojen per kete ceshtje..?” – ka shkruar ajo në Facebook.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron para vizitës në Beograd ka thënë se mbetet i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe krijimin e Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu