Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.Madje ajo është shprehur se pos Kurti edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak duhet të shkarkohet.
Tahiri e ka quajtur turist emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakun.
Ajo thotë se kompetencat tashmë i kanë kaluar treshes evropiane, Olaf Scholz, Emmanuel Macron dhe Giorgia Meloni./Indeksonline