Sulmohet fizikisht kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri

Prokuroria e Pejës jep detaje për sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Nikçi ka thënë për portalin rtv21.tv se Muhaxheri është sulmuar fizikisht në mëngjes dhe se Policia bashkë me Prokurorinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Ai konfirmoi se dy persona janë arrestuar dhe janë ndaluar për 48 pasi që kanë sulmuar dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Sulmohet fizikisht Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri – arrestohen dy të dyshuar

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar fizikisht sot në Qendrën e Zejtarëve.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tutje ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar lidhur me sulmin.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugën Bill Klinton, është sulmuar nga dy persona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar. Me urdher të Prokurorit te shtetit te dyshuarit ndalohen për 48-ore”, ka thënë Rugova.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu