Sulmi me kallashnikovë/ Komuna e Haraçinës hapi sot dyert për qytetarët

“Pas incidentit të armatosur që ndodhi të hënën, komuna e Haraçinës sot për herë të parë hapi dyert për qytetarët. Për shkaqe sigurie, forcat policore po qëndrojnë në oborrin e kësaj komune që nga fillimi i orarit të punës”, raporton gazetarja e Alsat, Ajnur Bafqari.

Qytetarët prapa kamerave na njoftuan se i marrin shërbimet pa ndonjë problem, por u nënshtrohen kontrolleve të shtuara gjatë hyrjes në objekt. Komuna e Haraçinës nuk punoi dy ditë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që mbyll dyert për shkaqe sigurie.

Vitin e kaluar komuna ishte e mbyllur disa ditë, për shkak të kërcënimeve me jetë që kishte marrë kryetari dhe administratorët e komunës. Nuk ka ndonjë zhvillim të ri lidhur me personin i cili me kallashnikov gjuajti në drejtim të kryetarit Ridvan Ibrahimi, ndërsa plagosi shoferin e tij dhe një nëpunësi komunal. Nga policia edhe sot na thanë shkurt se po punohet në zbardhjen e rastit, por autori vazhdon të mbetet në liri.

Ministri teknik i punëve të brendshme, gjatë ditës së djeshme tha se një ditë më parë ishin arrestuar dy persona që dyshohej se kanë lidhje me ngjarjet në Haraçinë, por në ndërkohë u konstatua se njëri prej tyre nuk kishte lidhje me rastin, duke mos precizuar nëse personi tjetër ishte ose jo i përfshirë. / Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu