“Sulmet tona në Iran, si Hiroshima e Nagasaki”/ Trump: I dhamë fund luftës!

Gjatë një konference për mediat në Hagë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump bëri një krahasim mes sulmeve ajrore amerikane ndaj Iranit dhe vendimit historik të SHBA-së për të hedhur bombat atomike mbi Hiroshimë dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Por, po të mos kishim pasur sukses me atë goditje? Ajo goditje i dha fund luftës. Ajo goditje i dha fund luftës. Nuk dua të përdor shembullin e Hiroshimës, nuk dua të përdor shembullin e Nagasakit, por në thelb ishte e njëjta gjë që i dha fund asaj lufte. Kjo i dha fund kësaj. Kjo i dha fund kësaj lufte. Po të mos e kishim eliminuar atë, ata do të ishin ende duke luftuar tani”, deklaroi Trump.

Më tej, duke iu referuar Iranit dhe programit të tij bërthamor, Trump u shpreh se shpenzuan shume para, por nuk ia dolën për armë bërthamore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN finalizon emrat në Qeveri: Hoxha, Sali dhe Fetai, ja resorët që do të udhëheqin?

Koalicioni VLEN ka definuar dhe gati se ka finalizuar marrëveshjen e brendshme për riformatim të pjesshëm të përfaqësimit në Qeveri, ndërsa vendimi pritet të...

Shkurtohet buxheti në disa projekte shqiptare

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk ndan qartazi mjetet që do të duhet të ishin ndarë për ndërtimin e Kampusit të Universitetit Nënë Tereza....

S’kanë të ndalur/ Edhe një kallëzim penal ndaj Merkos

Kallëzim i ri penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ai dhe dy persona të tjerë të punësuar në Komunën e Strugës...

Konjufca nuk arrin të formojë qeverinë e re, Kosova shkon drejt zgjedhjeve

Pro formimit të Qeverisë së re sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër. Pas dështimit për formimin...

Si e mposhti Mickua opozitën shqiptare?

Dyluftimi mes Mickos dhe Ahmeti në zgjedhjet komunale përfundoi me fitoren e Mickos. Micko e plandos Ahmetin përtoke si gjah i lehtë për t'u...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu