Sulmet ajrore izraelite rrafshojnë konsullatën iraniane në Damask

Një sulm ajror izraelit që shkatërroi konsullatën e Iranit në Siri të hënën (01.04.2024), la pas vetes dy gjeneralë iranianë dhe pesë oficerë të vrarë, sipas zyrtarëve sirianë dhe iranianë.Sulmi duket një përshkallëzim i veprimeve të Izraelit ndaj zyrtarëve ushtarakë nga Irani, i cili ofroj para dhe armë për Hamasin dhe militantët e tjerë përgjegjës për sulmin e 07.10.2023 kundër Izraelit.

Që nga fillimi i luftës në Gaza gati gjashtë muaj më parë, përleshjet midis Izraelit dhe Hezbollahut, një grup tjetër militant i mbështetur nga Irani, janë shtuar përgjatë kufirit verior të Izraelit me Libanin.Izraeli, i cili rrallë i pranon sulmet e tilla, tha se nuk kishte asnjë koment për sulmin e fundit në Siri, megjithëse një zëdhënës ushtarak fajësoi Iranin për një sulm me dron herët të hënën, kundër një baze detare në Izraelin jugor.

Sulmi ajror i së hënës në Siri vrau gjeneralin Ali Reza Zahdi, i cili udhëhoqi forcat elitare Quds në Liban dhe Siri deri në vitin 2016, sipas Rojave Revolucionare të Iranit. Ai vrau gjithashtu zëvendësin e Zahdiut, gjeneralin Mohammad Hadi Hajriahimi dhe pesë oficerë të tjerë.Një anëtar i Hezbollahut, Hussein Youssef, gjithashtu u vra në sulm, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, një zëdhënës i grupit militant që foli me kushtin që të mos i përmendej emri.

Dy oficerë policie që ruanin konsullatën janë në mesin e të plagosurve, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në kërkim të trupave nën rrënoja.Ambasadori i Iranit, Hossein Akbari, u zotua për hakmarrje “me të njëjtat përmasa dhe ashpërsi”.Ekspertët thanë se nuk ka dyshim që Irani do të hakmerret. Sulmi në Siri ishte një “përshkallëzim i madh”, shkroi në rrejtin X, Charles Lister, një ekspert për Sirinë në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, u bëri thirrje vendeve të tjera që të dënojnë sulmin.Izraeli ka kryer qindra sulme në pjesët e kontrolluara nga qeveria siriane në vitet e fundit. Sulme të tilla ajrore janë përshkallëzuar që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ismaili i bën “përsëritje mësimi” Xhihan Ahmed-it, kandidates për Konventën e Stambollit

Elfete Ismaili kritikon kandidaten për Komisionin kundër Diskriminimit për deklarata mbi Konventën e Stambollit Ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, ka reaguar publikisht lidhur me intervistën...

Vendimi i zarfave të zi: Rogerti dënohet me televotim të përhershëm, Kejsi përjashtohet nga Big Brother

Zarfat e zi sollën vendim të prerë: Rogerti shkon në televotim të përhershëm, ndërsa Kejsi largohet nga shtëpia. https://www.youtube.com/watch?v=Qol7OL_78zQ https://www.youtube.com/watch?v=6Iebz8H1rLU

Dy zarfa të zi në Big Brother Albania VIP 5 – Brikena pretendon se janë për Rogertin dhe Keijsin

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e ditur kujt i përkasin...

Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar...

Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim, ndonjëherë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk u përgjigj konkretisht nëse do të ketë një takim tet-a-tet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, takim i cili ishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu