Studentët presin vauçerët prej 250 eurove për pajisje elektronike

Premtimi i qeverisë për 250 euro vauçerë për studentët që të mund t’i shfrytëzojnë për pajisje elektronike është i paqartë dhe i paprecizuar. Nga qeveria nuk sqarojnë se për cilët studentë do të vlejë masa, a do të përfshihen edhe studentët e çrregullt, a do të vlejë vetëm për tabletë ose edhe për laptopë ose pajisje të ngjashme dhe përmes cilit institucion do të shpërndahen vauçerët.

Disa nga studentët e mirëpresin çdo ndihmë që u ofrohet gjatë procesit të studimeve, por disa të tjerë vlerësojnë se shuma prej 250 eurosh që Qeveria e ka paraparë për blerjen e pajisjeve elektronike për studentët është e pamjaftueshme.

“Dëgjova po, por nuk e di sa do të ishte e mjaftueshme, sepse një pjesë e madhe e studentëve nuk kanë as kompjuterë as laptopë që do të mund t’i kryenin detyrat që na janë dhënë dhe mendoj se do të duhej më shumë të na japin”, tha një studente.

“Jo nuk jam i njoftuar me këtë…. 02:20 Ky është një fillim i mirë…02:35 Sinqerisht mundet ndonjë pajisje bazë të blihet me ato para, plus të shtohet diçka”, u shpreh një student.

Studentët presin që sa më shpejtë të mund t’i tërheqin vauçerët.

“Unë pajtohem me të, pajtohem tërësisht që ta marrim mbështetjen më të madhe”, deklaroi një student.

Por për të marrë këto vauçerë, studentët do të duhet të presin buxhetin e vitit 2025. Nga Qeveria njoftojnë se deri në fund të këtij viti pritet të finalizohen komunikimet me kompanitë në pjesën e teknologjisë informatike, me qëllim të përcaktimit të qasjes më të favorshme, përmes së cilës do të gjendet metodologjia më e mirë për shpërndarjen e burimeve financiare të ofruara. Ata njoftojnë se masa do të vlejë për secilin student.

“Në të njëjtën kohë, synohet në fakt të gjendet zgjidhja më e favorshme ku kompanitë do të ofrojnë pajisjet elektronike dhe pagesa do të bëhet përmes vauçerëve që do të dedikohen për të gjithë studentët”, thonë nga Qeveria.

Qeveria u zotua se vauçerë për pajisje elektronike do të ketë për secilin student në shtet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

Abdixhiku: Konjufca të jetë i sinqertë me vetën dhe ta dijë që nuk e ka shumicën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Kosova nuk mund të ketë më qeveri, e cila nuk e ka shumicën. “Jemi vonë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu