Stojanoski: E përshëndesim vendimin e KRRE-së për ngritjen minimale të energjisë elektrike

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së e ka përshëndetur vendimin e Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE) për rritjen minimale të çmimit të energjisë elektrike dhe thonë se ky vendim vjen që kur u krijuan kushtet, pas miratimit të Propozim ligjit për ndryshimin e ligjit për energjetikën, të cilin e parashtruan deputeti i atëhershëm, dhe kryeministër aktual Hristian Mickoski dhe grupi i tyre parlamentar.

“Me ato ndryshime që u miratuan me 84 vota “pro”, fillimisht u krijua kushti për zgjatjen e licencës së furnizuesit universal, i cili kurseu si fondet e nevojshme për krijimin e një personi të ri juridik, por edhe afatet e nevojshme për themelimin e të njëjtit person juridik, i cili, nga ana tjetër, krijonte mundësinë që marzhi, i cili është kyç për llogaritjen e çmimit të energjisë elektrike, të ulet nga 11.5 deri në 9.9 për qind”, tha deputeti Bosjan Stojanovski nga VMRO-DPMNE-ja në konferencën e sotme për mediat në Kuvend.

Ai theksoi se kryetari i KRRE-së ka treguar edhe se pas miratimit të këtij ligji janë krijuar kushte që të mos ketë goditje çmimi për qytetarët dhe përkujtoi se Mickoski apeloi tek furnizuesi universal për optimizimin e sistemit energjetik, ndërsa pjesa tjetër prej 15 për qind e energjisë elektrike të nevojshme që duhet të blihet nga tregu i lirë me çmime 90-100 euro për megavat orë, në vend të 60 që ofron EMV-ja në tenderin vendas, të rimbushet nga tregu vendas dhe në këtë mënyrë çmimi i energjisë elektrike të mbetet pothuajse i njëjtë me atë që është tani.

Ai theksoi se në shtatë vitet e fundit vendi po përballet me rritjen e shportës së konsumit dhe me inflacionin dhe pikërisht, siç tha ai, çmimi i energjisë elektrike dhe karburantit janë dy faktorët kryesorë që nxisin inflacionin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vrasje në Shkup: burri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Publike Themelore e Shkupit sot ka kryer hetim në vendin e ngjarjes në shtëpinë familjare në Shkup, ku sipas...

Evropianët po e braktisin platformën X të Muskut

Sipas një raporti të ri të publikuar në rrjetin social X, në pronësi të Elon Musk, evropianët po e braktisin masivisht këtë platformë. Të dhënat...

Shitjet e Teslës në Suedi bien me 80%

Regjistrimet e automjeteve Tesla në Suedi ranë nga 1,052 në vetëm 203 gjatë muajit prill – një rënie prej 80.7%. Kjo rënie vjen mes një...

Shtëpia e Bardhë publikon foton, Donald Trump i veshur si Papë

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në rrjetet sociale i veshur si Papë pak ditë para mbledhjes së Konklavës që do të zgjedhë pasuesin...

Pakistani teston një raketë balistike në mes të tensioneve me Indinë

Pakistani testoi më 3 maj një raketë balistike, në kohën kur tensionet me Indinë janë rritur pas sulmit vdekjeprurës të muajit të kaluar ndaj...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu