Stoilkoviҫ e pranon se është me bindje Putiniste – Rina Ajdari mendjen dhe zemrën e kanë në Rusi.

Duke komentuar intervistën e zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkovic në të cilën ai e pranon se është me bindje Putiniste, deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari ka thënë se kjo është “logjika” e ç’orientuar e tyre dhe se ata me shpirtin, mendjen dhe zemrën e kanë në Rusi.

Sipas Ajdarit, aktet e tilla nuk do të tolerohen nga SHBA-të dhe vendet anëtare të NATO-s, që sipas saj për momentin ju kanë lënë “pak” hapësirë politikanëve të tipit të tillë për ti parë se deri ku mund të shkojë ambicia dhe tentativa e tyre për të baltosur e diskredituar perëndimin.

Reagimi i plotë:

Kjo është “logjika” e ç’orientuar e tyre! Shpirtin, mendjen dhe zemrën e kanë në Rusi. Deri këtu në rregull. Por, kur bëhet fjalë për një vend anëtar të NATOs këtu, veçmë kemi problem tejet serioz të sigurisë në aspektin rajonal por edhe në atë ndërkombëtar. Këtë akt dhe këto deklarata të tilla, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të NATOs nuk do ti tolerojnë por po ju lënë hapësirë ti shohin se deri ku mund të shkojë ambicia dhe tentativa e tyre për të baltosur e diskredituar perëndimin dhe për të ngritur në piedestal e për të faktorizuar ndikimin lindor rus.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu: Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane

- Netanyahu në një video-deklaratë falënderoi presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për “qëndrimin në krah” të Izraelit STAMBOLL (AA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka...

Rusia ndërmjetëse për Iranin? Trump zbulon telefonatën me Putin: Bëj një nder, më mirë merru me vendin tënd!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zbuluar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 17 qershor, gjatë...

Izraeli vr*t 14 palestinezë që po prisnin për ndihma humanitare

Të paktën 140 persona janë vrarë nga të shtënat dhe sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të...

Zëri i arsyes në kohë krize – apeli i Aleksandër Çipës për Tiranën dhe Prishtinën

Në një reagim publik të ngarkuar me shqetësim dhe ndershmëri intelektuale, Aleksandër Çipa – Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Shqipërisë dhe një prej...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu