Stoilkoviqi del huq, Komisioni i shkallës së dytë rikthen në punë shtatë administratorët shqiptarë

Komisioni për shqyrtimin e Ankesave në Procedurë Administrative dhe në Procedurë të Marrëdhënies së Punës (Komisioni i shkallës së dytë) ka rikthyer në punë shtatë administratorët shqiptarë të cilët në dhjetor, u larguar nga Ministria për Marrëdhënie Ndëretnike të udhëhequr nga serbi Ivan Stoilkoviq, shkruan gazeta KOHA.

Komisioni nuk ka gjetur “gabim” te administratorët e ankuar, ndërkohë që ka hedhur poshtë vendimin e Stoilkoviqit, i cili pati publikuar një video me një divan të improvizuar, por duke fshehur tërë zyrën dhe kushtet e tmerrshme në të cilën qëndrojnë punonjësit shqiptarë të kësaj ministrie.

Komisioni ka konstatuar se Stoilkoviqi nuk i ka respektuar procedurat ligjore, konkretisht ka larguar nga puna shtatër punonjës pa marrë pëlqim dhe pa ofruar fakte në Agjencinë e Administratës. Përveç rikthimit në punë, Komisioni tashmë i jep të drejtë të larguarve nga puna të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që kanë pësuar nga vendimi i Stoilkoviqit.

Saktësisht, më 25 dhjetor, ministri Ivan Stoilkoviq kishte larguar nga puna shtatë punonjës shqiptarë.

Arsyetimi zyrtar i kabinetit të Stoilkoviqit ishte një “masë disiplinore”, e justifikuar në mënyrë absurde me një divan të kapur brenda hapësirave të ministrisë. Por realiteti në terren e rrëzoi këtë justifikim farsë.

Dhjetëra punonjës, kryesisht shqiptarë, vazhdojnë të qëndrojnë të grumbulluar në zyra prej vetëm 16 metrash katrorë, pa karrige, pa kompjuterë, pa detyrë pune.

“Nuk kemi ku të ulemi. S’ka karrige, s’ka kompjuter, s’ka punë. Kjo është poshtërim”, ankohen për KOHA punonjësit shqiptarë të kësaj ministrie. Pra, ndërkohë që u mohohen kushtet elementare për punë, i njëjti ministër u kishte shqiptuar “masë disiplinore”.

Që nga dita e parë e formimit të Qeverisë dhe marrja e këtij dikasteri nga Stoilkoviqi, punonjësit shqiptarë flasin për “të zitë e ullirit”: izolim në një kat të vetëm të ministrisë, mungesë totale e kushteve bazë, si dhe presion psikologjik dhe frikë nga largimet selektive. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Micko ia mbylli gojën aleatëve të tij dhe opozitës shqiptare.

Despoti Micko vazhdon të qëndroj i palëkundur ndaj ndryshimeve kushtetuese, ku në seancën e djeshme të Kuvendit për pyetje deputetësh, kryeministri iu përgjigj një...

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

Tetovë – Gostivar: vetëm një kyçje në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu