Spërkatja me ujë, përfundoi me tentativ për vrasje – policia në kërkim të gjuajtësit nga Çairi

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 25 vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 (tentativë) të Kodit Penal.

”Më 17 korrik, në orët e mbrëmjes në Çair, i dyshuari me motoçikletë ka kaluar pranë të dëmtuarit dhe një personi tjetër të cilët kanë qenë duke ecur në këmbë dhe i ka spërkatur me ujë të grumbulluar në asfalt. Ai është ndalur dhe i ka kërkuar falje vetëm dëshmitarit, ndërsa fillimisht ka nisur të debatohet me të dëmtuarin, e më pas kanë shkëmbyer fizikisht disa goditje.

I dyshuari fillimisht ka ikur, por më pas i ka takuar në afërsi të çerdhes “Fidani” dhe ka shtënë me një plumb në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar një plagë me armë zjarri në anën e djathtë të gjoksit dhe duke dëmtuar disa organe. Autori është arratisur sërish, njofton Prokuroria.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, ndërsa masa e paraburgimit të zbatohet pas privimit nga liria. Ministria e Brendshme po punon për gjetjen e të dyshuarit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu