Speciet endemike do të zhduken nëse vazhdon degradimi i liqenit të Ohrit

Nëse rrezikimi i liqenit të Ohrit vazhdon, pas rreth 10 vitesh speciet endemike bimore dhe shtazore do të fillojnë të zhduken. Ekspertët theksojnë se liqeni është nën presionin e jashtëzakonshëm të njeriut, degradimi i tij sot shprehet si kurrë më parë përmes urbanizimit intensiv dhe mungesës së menaxhimit të duhur të ujërave të zeza.

Komuniteti shkencor beson se shteti është ai që duhet të kujdeset më shumë për ekosistemin e liqenit më të vjetër në Evropë dhe një nga 12 të tillët në botë. Shteti duhet të kujdeset për ujërat, ato janë të një rëndësie të madhe dhe një shtet duhet të ketë një vizion të qartë për mbrojtjen e tyre dhe kufij të qartë për shkatërrimin e natyrës.

“Maqedonia duhet të ketë një vizion dhe metodologji të qartë për ruajtjen e cilësisë së ujit, por edhe të ketë një përgjigje dhe të vendosë qartë kufijtë për ruajtjen e mjedisit”, tha Prof. Marija Gligora Udovic nga Universiteti i Zagrebit.

“Përgjithësisht në botë, industrializimi dhe zhvillimi kanë një ndikim negativ në mjedis, gjë që rezulton në rritjen e eutrifikimit të ekosistemeve ujore. Prandaj njerëzit dhe shtetet duhet të punojnë bashkërisht për mbrojtjen e tyre”, thotë Prof. Dr. Jelena Krizmariq – Fakulteti i Biologjisë, Beograd. Vetëm me zbatimin e ligjeve dhe bashkëpunimin e përbashkët mes institucioneve kompetente, pushteti qendror dhe vendor mund të mbrojnë burimet ujore, thonë ekspertët e mirë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN përmes bojkotit do t’i ndihmojë VMRO-së në Kërçovë

VLEN përmes bojkotit do t'i ndihmojë VMRO-së në Kërçovë Dy net më patë struktura udhëheqëse të VLEN kanë qëndruar në Kërçovë ku kanë urdhëruar aktivistët...

“Struga mora da se zeme” Mickoski i prerë me strukturat e vmro-së në Strugë: jemi afer qellimit

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një vizitë intensive në Strugë në mbështetje të kandidatit të partisë për kryetar komune, Mendi...

Blerim Latifi ia jep meritat Izraelit për njohjen e Kosovës nga Siria: “Krejt tregimet e tjera, dokrra hini”

Profesori universitar i filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latifi, vlerëson se njohja e Kosovës nga Siria është rezultat i veprimeve të Izraelit në Lindjen...

Maqedonia, kundër 165 vendeve në OKB, votoi kundër dënimit të embargos ekonomike të SHBA-së kundër Kubës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese për të dënuar embargon ekonomike 33-vjeçare të SHBA-së ndaj Kubës. 165 vende votuan pro, me...

Xhevdet Jashari shpërthen ndaj Zeqirija Ibrahimit: “Unë mund të të DH* në Etikë, por kurrë në ETNI!

Një deklaratë e Zeqirija Ibrahimit ka nxitur reagimin e ashpër të artistit të njohur Xhevdet Xhevdo Jashari. Ibrahimi, përmes një postimi në rrjete sociale, ka...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu