Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rastin Shala

Gjykata Speciale njofton se nesër nga ora 11:00 do të shqiptojë urdhrin për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës. Tetë viktima morën pjesë në proces, të gjithë nën masa mbrojtëse.

Ndryshe, më 16 korrik 2024, Trupi Gjykues shpalli fajtor Shalën për krime lufte të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 18 vjet burgim. Mbrojtja e Shalës ka apeluar aktgjykimin dhe dënimin.

“Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me krime lufte të kryera afërisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, në Fabrikën e Metalit në Kukës (FMK), një fabrikë e dikurshme për përpunimin e metalit në Kukës, në veri të Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe, FMK-ja shërbeu si shtab i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe u përdor për një sërë qëllimesh, përfshirë për rekrutim, mobilizim dhe logjistikë. Disa anëtarë të UÇK-së e përdorën edhe për të mbajtur të ndaluar, marrë në pyetje dhe keqtrajtuar persona për të cilët mendohej se bashkëpunonin, kishin lidhje ose ishin simpatizantë të autoriteteve serbe, ose të cilët konsideroheshin se nuk përkrahnin mjaftueshëm përpjekjet e UÇK-së”, thuhet në komunikatën e Speciales.

Sipas njoftimit, numri i gjithsejtë i të ndaluarve në FMK gjatë periudhës që lidhet me akuzat nuk dihet, por sipas vlerësimit të Trupit Gjykues duhet të ketë qenë rreth 40 persona, përfshirë tri të ndaluara femra. Trupi Gjykues arriti të identifikonte tetëmbëdhjetë (18) persona.

Trupi Gjykues konstatoi se ata u mbajtën në kushte çnjerëzore dhe poshtëruese, në dhoma të vogla, pa ujë, ushqim dhe kujdes mjekësor të mjaftueshëm, nuk i lejuan të pastroheshin ose të ndërronin teshat. Të ndaluarve nuk u dhanë asnjë arsye për ndalimin e tyre dhe nuk patën mundësinë të kundërshtonin ligjshmërinë e mbajtjes në ndalim.

“Të ndaluarit gjithashtu u morën në pyetje ashpërsisht, më së shpeshti gjatë natës, dhe u detyruan të jepnin deklarata ose të bënin deklarata pranuese. Ata u keqtrajtuan psikologjikisht dhe fizikisht dhe disa prej tyre i detyruan të bënin punë fizike. Si pasojë, të ndaluarit jetonin në frikë të vazhdueshme. Keqtrajtimi brutal u shkaktoi të ndaluarve lëndime afatgjata fizike dhe mendore. Disa prej të ndaluarve humbën aftësinë për të fituar jetesën ose për të mbajtur familje. Disa prej tyre u detyruan të ndërprisnin karrierën ose shkollimin, sepse konsideroheshin si familje spiunësh”, thuhet në komunikatën e Speciales.

Njëri prej të ndaluarve u qëllua me armë zjarri nga një anëtar i UÇK-së, pasi ishte keqtrajtuar rëndë nga një grup ushtarësh të UÇK-së. Ai vdiq si pasojë e lëndimeve nga armë zjarri dhe refuzimit të trajtimit mjekësor të duhur.

“Më maj/qershor 1999, z. Shala ishte anëtar i UÇK-së. Ai ishte i pranishëm fizikisht në FMK disa herë dhe së bashku me anëtarë të tjerë të UÇK-së, mori pjesë në transferimin e njërit prej të ndaluarve në FMK, dhe marrjen në pyetje dhe keqtrajtimin brutal të disa të ndaluarve. Ai mori pjesë gjithashtu në keqtrajtimin brutal të të ndaluarit i cili vdiq pasi u qëllua me armë zjarri. Ndonëse z. Shala nuk kishte rang ose pozitë zyrtare të përcaktuar në UÇK, ai megjithatë kishte njëfarë autonomie në FMK. Gjatë gjykimit, Trupi Gjykues dëgjoi 22 dëshmitarë, 10 të thirrur nga Prokurori i Specializuar, 2 të thirrur nga Mbrojtësja e Viktimave , dhe 10 nga Mbrojtja. Gjykimi u zhvillua në kontekstin e atmosferës së vazhdueshme të frikësimit të dëshmitarëve”, thuhet në komunikatën e Speciales.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Policia e Kosovës arreston policin serb në pikën kufitare të Jarinjës

Njësitë e sigurisë së Kosovës kanë arrestuar sot në pikëkalimin kufitar të Jarinjës një pjesëtar të Policisë së Serbisë, i cili tentoi të hyjë...

Bilall Kasami në panik nga humbja? Dërgon begatona për të joshur votuesit maqedonas në Tetovë (FOTO)

Vetëm një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve, Bilall Kasami po përpiqet me çdo mënyrë të sigurojë mbështetje, duke dërguar BegatonA për të...

Racizëm dhe dhunë në Prilep- Shkëndija shpërthen ndaj Federatës: Veproni menjëherë!

KF Shkëndija 77 e Haraçinës ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të shëmtuara që ndodhën sot në stadiumin e Prilepit, ku gjatë ndeshjes u regjistruan...

Denion Meidani: Ambasada e Shqipërisë dënon me forcë çdo formë të urrejtjes racore në arenat sportive

Lidhur me incidentin e sotëm në ndeshjen e futbollit mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Pobedës në Prilep, ka reaguar ambasadori i Shqipërisë në vendin...

Bajram Rexhepi: Emocion i jashtëzakonshëm! Një mal me njerëz që kanë udhëtuar 2000 kilometra për mbështetje. Falënderim deri në përulësi!

Bajram Rexhepi ka përjetuar momente të veçanta emocionuese, teksa dhjetëra bashkatdhetarë që kishin udhëtuar mbi 2000 kilometra janë mbledhur për ta mbështetur. “Emocion i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu