Spasovski: Në grupet kriminale janë të përfshirë edhe institucione, ministri, gjykata dhe prokurorë publik

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një konferencë për shtyp mbrëmjen e sotme ka dhënë detaje lidhur me aksioni që u realizua sot në Gërçec të Sarajit dhe zona të tjera të Shkupit. Ai tha se në këto grupe kriminale janë të involvuar shumë institucione, duke filluar nga MPB-ja, agjenci, ministri, gjykata, prokuroria publike etj. Ai shtoi se nuk duhet të habitemi në periudhën e ardhshme kur të zbulohen emrat, se pikërisht ata që thoshin “hajduti”, janë vetë hajdutët e “involvuar” në këto grupe kriminale.

Spasovski: Është arrestuar një grup kriminal, kontrabandonin lëndë narkotike

Spasovski: Është arrestuar një grup kriminal, kontrabandonin lëndë narkotike
“Janë të involvuar shumë institucione, edhe nga MPB-ja, nga agjencitë e tjera, edhe në ministri, në gjykata, në Prokurorinë Publike, ka shumë të involvuar. Ndoshta do të çuditeni në periudhën e ardhshme, kur të bëhet e ditur se të gjithë ata që thoshin se ja ku është hajduti, të dalë se ishin vetë ata hajdutët”, tha Spasovski.

Spasovski po ashtu potencoi se lufta kundër grupeve kriminale do të vazhdojë edhe pasi ai nuk do të jetë më ministër, pasi kolegët e tij do të vazhdojnë punën me të njëjtin përkushtim dhe këtu nuk do të merret parasysh askush, qofshin edhe partitë politike në pozitë apo opozitë.

“Lufta kundër grupeve kriminale nuk është puna e pozitës apo e opozitës, edhe këtu nuk më intereson LSDM-ja, BDI-ja, OBRM-ja, e kushdo qoftë tjetër, më interesojnë kolegët që punojnë. Unë sot mbajta konferencë për shtyp dhe dhashë emrin e gjithë ekipit të MPB-së, që punojnë prej vitesh për të arritur këtë rezultat, dhe nuk kam asnjë dyshim se do të vazhdojnë intensivisht punën e tyre për çdo rast dhe çdo grup kriminal. Nuk ka të bëjë qeveria teknike apo jo, që mund tra ndalojë këtë.”- shtoi Spasovski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

Djali i dëshmorit Beqir Gashi reagon ndaj personit me emrin Nefail Maliqi që ia ofendoi babain

Djali i dëshmorit Beqir Gashi, ka reaguar ndaj një personi me emrin Nefail Maliqi i cili ia ofendoi babain si dhe heroin tjetër, Mujë...

Ish-gazetari Maliqi ofendon rëndë heronjtë Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi

Ish-gazetari i Bota Sot që tani jeton në Zvicër dhe mirëmban një ‘link’ ku publikon artikuj, Nefail Maliqi, ka ofenduar rëndë dy heronjtë e...

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Majore Luljeta Mehmeti - Quigley ka përfunduar me sukses Sesionin e 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia, SHBA. Ceremonia e diplomimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu