Sot dhe nesër shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, ngjarja që ndryshoi historinë e Kosovës

Po bëhen 27 vjet nga kur një nga masakrat më të rënda në Kosovë, ajo e njohur si Masakra e Reçakut, e cila ndodhi më 15 janar 1999, tronditën ndërgjegjen e botës dhe nxitën reagimin ndërkombëtar.

Masakra që ndodhi në Reçak të Komunës së Shtimës, në qendër të Kosovës, la 45 banorë të fshatit të vrarë dhe masakruar, megjithatë, ende vetëm një person mbetet i shpallur fajtor për pjesëmarrje në këtë masakër, nga gjykatësit e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK.

Fillimisht, mëngjesin e ftohtë të 15 janarit 1999 rreth orës 6:45 minuta banorët e këtij fshati u zgjuan nga zhurma e artilerisë së rëndë serbe e cila filloi të sulmojë fshatin nga pozicione të ndryshme, ndërsa pas serisë së granatimeve, trupat serbe fillojnë bastisjet nëpër shtëpi, ku banorët tentuan të ikin, por ata tashmë ishin rrethuar.

Më vonë, 24 burra të renditur në rresht derisa po ecnin bashkërisht nën përcjelljen e trupave serbe, të nxjerrë nga njëra prej shtëpive të fshatit ku po fshiheshin, ekzekutohen me automatikë nga afër dhe masakrohen tek lokacioni i njohur si “Gropa e Bebushit”.Gjithsej 45 civilë shqiptarë u vranë dhe masakruan të njëjtën ditë, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, gra dhe të moshuar, nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në lokacione të ndryshme përreth fshatit.

– “Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”

Të nesërmen, më 16 janar, Reçakun e vizitoi shefi i atëhershëm i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadori William Wallker, për të parë nga afër se çfarë kishte ndodhur.

Pasi vizitoi fshatin dhe u ngjit lartë te vendi i quajtur “Gropa e Bebushit”, aty ku sot gjendet Kompleksi Memorial i Reçakut, ambasadori Walker u tmerrua nga pamjet e kufomave dhe pa hezituar në ato momente deklaroi: “Nga ajo që pashë, ishte evidente se kemi të bëjmë me masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”.

Kjo, u bë një nga momentet më me peshë që ndryshoi përfundimisht rrjedhën historike të Kosovës, sepse bota demokratike, pas përpjekjeve të dështuara diplomatike për një marrëveshje me Serbinë, me 24 mars 1999 filloi fushatën 78 ditëshe të bombardimeve të NATO-s.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

‘Rama’, ‘Trump’, ‘Putin’, persona me maska ushtarake dhe flamur serb në karnavalin e Vevçanit (Foto)

Nusja dhe dhëndri, djajtë, Budallenjtë e Gushtit dhe “Fisi Shumëngjyrësh” nga Afrika morën jetë në rrugët e Vevçanit. Nën diellin e dimrit dhe në...

Gjakovë: Vëllai i dehur sulmon vëllanë

Një incident familjar ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë. Sipas raportit policor, vëllai i dehur ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij. Lidhur me rastin...

Kasami: Sa të jetë Ahmeti kryetar i BDI-së, nuk ka koalicion me atë parti

Deri sa të jem në krye të Lëvizjes Besa dhe të VLEN-it, nuk do të ketë bashkëpunim me BDI-në e Ali Ahmetit, tha Bilall...

Sot mbahet takimi i liderëve në Maqedonin e Veriut, vetëm Filipçe nuk do të marrë pjesë

Me iniciativë të Kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Klubin e Deputetëve do të mbahet takimi i liderëve me kryetarët e...

Zjarr i madh në Tetovë: Një viktimë, tjetri i djegur rëndë

Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në Tetovë. Sipas informacioneve të para jozyrtare, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu