Skender Rexhepi: Opozita është më e keqe se BDI-ja!

Kryetari i Partisë Lëvizja Popullit, Skender Rexhepi- Zejd, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, u pyet se si e sqaron rreshtimin e tij me BDI-në, duke e ditur se karrierën e tij politike e ka ndërtuar duke qenë kundërshtar i partisë së Ahmetit. Zejdi tha se ai ka realizuar opozitarizimin të cilin meritojnë ta kenë subjektet politike opozitare.

“Çdo fjalë që kam thënë unë ndaj institucioneve në kohën e qeverisjes pa marrë parasysh cila ka qenë, unë i ndej mbrapa atyre fjalëve dhe nuk pendohem fare për shkak se i kam thënë në momentin që i kam besu. Unë kam besuar se shqiptarët duhet ta ngrenë zërin nëse kanë problem arsimi në Çashkë, në Veles, kanë problem në vendbanimet tjera”, tha Zejd Rexhepi.
Zejd tha se në anën tjetër janë dy subjekte që të dyja kanë qenë në bashkëqeverisje me BDI-në dhe “gojën nuk e kanë hapur fare”.

“Alternativa me pak pushtet arritën të zhgënjejnë dhe të fusin thikë shpine njerëzve më të aftë që kaun patur në kuadër të subjektit politik, imagjinoni se po të ishin qenë në pushtet 22 vite çfarë dëmi do t’i kishin bërë këtij populli”, tha Zejdi.
Ai tha se në Kuvendin qendror kanë bërë këtë gjë duke analizuar dhe kanë konkluduar se opozita është më e keqe se BDI-ja. /SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si u fut “Srpski svijet” në Severnën e Vredit dhe të Mickos?

A duhet të shqetësohen shqiptarët më ndërhyrjen e "srpski svijet" në Severnën e VREDI- dhe të Mickos? Shqiptarët duhet të shqetësohen nga "srpki svijet"...

Dita e Ushtrisë në Shkup, Kryeministri Mickoski provokon Greqinë, flet për Maqedoninë pa përmendur Veriun

Është pikërisht kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili ka shkaktuar këtë situatë pasi përdori emrin e Maqedonisë, por pa përmendur Veriun....

E punëson djalin e tij, Rushiti: Është paguar me honorar minimal, më pak se përkthyesit tjerë

Kam marrë informacione nga disa prej jush se në këto ditë ka qarkulluar një lajm i bujshëm në disa faqe të panjohura, sipas të...

MEXHITI NGA GAZI BABA: PO NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË, PËR ÇDO LAGJE DHE ÇDO QYTETAR!

Shkup, 17 gusht – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës...

Latif Arifi – gazetari linçues, ironia e lirisë së medias në Maqedoninë e Veriut

Në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, përçarja nuk është turp, por trampolinë. Dhe askush nuk e ka treguar këtë më mirë se Latif...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu