Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë një thirrje skandaloze në një paraqitje gjatë fushatës parazgjedhore, ku kërkoi që qytetarët të mos ndjekin mediumet dhe emisionet e mbrëmjes, duke i akuzuar ato për shpifje dhe akuza të pabaza. Haxhiu theksoi se mediat janë përfshirë në përhapjen e informacionit të rremë dhe qëllimshëm po dëmtojnë figurën e qeverisë. Nga ana tjetër, akuzat e ngritura nga mediat ndaj qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë arritur asnjëherë të demantohen ose të vërtetohen si të pabaza. Ky deklarim ka shkaktuar reagime të shumta, duke vënë në dyshim lirinë e mediave dhe transparencën në proceset politike.