SKANDALOZE: Kuadri i VLEN-it nënshkruan marrëveshje me “Republikën Srpska”

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditët e fundit në Shkup. Nehat Mustafa, kuadër shqiptar i koalicionit qeveritar VLEN, në cilësinë e drejtorit të Sektorit për Informatikë në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, ka firmosur një Protokoll Teknik për shkëmbimin elektronik të të dhënave me përfaqësues të Fondit Pensional të Republikës Srpska – entitet, i cili nuk gëzon njohje ndërkombëtare si shtet i pavarur.

Ky akt ka shkaktuar tronditje të madhe, duke u cilësuar si skandal i paparë politik dhe diplomatik, sidomos për faktin që një kuadër shqiptar i VLEN-it, pjesë e qeverisë së Mickoskit, merr pjesë në një proces që, sipas ekspertëve, e vendos Maqedoninë e Veriut në një pozitë të dyshimtë ndërkombëtare.

Republika Srpska është pjesë përbërëse e Bosnjë-Hercegovinës dhe nuk ka subjektivitet ndërkombëtar për të nënshkruar marrëveshje të tilla. Megjithatë, me firmosjen e këtij protokolli, krijohet përshtypja e legjitimimit të një entiteti që shpesh shihet si faktor destabilizues në rajon.

Pjesëmarrja e Nehat Mustafës në këtë proces ka shkaktuar habi dhe zemërim. Ai është shqiptari i parë në Ballkan që firmos një marrëveshje me përfaqësues të Republikës Srpska, duke i dhënë këtij entiteti një lloj njohjeje direkte. Ky skandal ndodh në një kohë kur akuzat për afrimin e Maqedonisë së Veriut me botën serbe janë ngritur edhe në Parlamentin Evropian.

Akti i fundit e nxjerr VLEN-in në një dritë të re, si faktor që kontribuon drejtpërdrejt në strategjitë e botës serbe. Madje, roli i kësaj partie në qeverinë e Maqedonisë së Veriut është përkrahur publikisht nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, çka e bën edhe më të ndërlikuar perceptimin politik të kësaj ngjarjeje. Deri më tani, nga radhët e VLEN-it nuk ka asnjë reagim publik për këtë veprim. Kjo heshtje e zgjatur shihet si e rrezikshme, pasi lë hapësirë për interpretime të shumta mbi qëndrimin e partisë ndaj çështjeve të ndjeshme politike dhe kombëtare.
(koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kur Meidani nga Tirana apelonte për mençuri dhe largpamësi në Rambuje

Albanian Post ka arritur të sigurojë letrën që Meidani u pati dërguar delegatëve shqiptarë të Kosovës në Rambuje, me detajet tepër largpamëse për kohën Në...

Pakënaqësi në LD për listën e VLEN në Shkup: “Bastioni ynë, por të tjerët përfitojnë”

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e listës së kandidatëve të koalicionit VLEN për Qytetin e Shkupit, e cila ka ndezur debate dhe...

Bujar Bajrami shpërthen pas deklaratës së Kasamit: Nacionalizmi nuk është turp, është vlerë hyjnore!

Shkup - Deklarata e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, para liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka ndezur debat në opinion. Kasami tha se...

Bekim Sali: Çairi po ndryshon!

Deputeti Bekim Sali, ka njoftuar se së bashku me kandidatin e VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, kanë filluar njërin nga projektet më...

Aleanca për Shqiptarët: Humbja i ka tërbuar, kërcënimet janë shqelmat e fundit!

Tetovë – Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër pas, siç thotë ajo, humbjes së rejtingut dhe disfatës në zgjedhjet lokale të 19 tetorit nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu