Skandaloze – Drejtori i Spitalit të Tetovës Jep Tenderë në Favor të Nuses së Djalit me Vlerë 18 Milion Denarë

Tetovë – Drejtori i Spitalit të Tetovës, Agim Berisha, është përfshirë në një skandal të madh lidhur me dhënien e dy tenderëve të cilët kanë vlera të larta, të cilët dyshohet se janë fituar nga një kompani në pronësi të nuses së tij.

Sipas informacionit të siguruar, më 31 tetor 2024, spitali ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë Elmedika, e cila, sipas burimeve, është pronë e nuses së drejtorit Berisha. Vlera e këtij tenderi arrin në 12 milion denarë. Tenderi i dytë, i nënshkruar më 20 nëntor 2024, ka një vlerë mbi 6 milion denarë.

Një nga kushtet për aplikimin në këto tenderë ishte një deklaratë që vërtetonte se nuk kishte afërsi farefisnore mes aplikantëve dhe nënshkruesve të tenderëve, gjë që ngre dyshime mbi transparencën e procesit.

Organet kompetente janë ftuar të ndërhyjnë dhe të hetojnë këtë rast në mënyrë urgjente për të zbardhur këtë situatë alarmante në Spitalin e Tetovës. Ky skandal ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe kërkesa për një hetim të plotë.

Do të vazhdojmë të raportojmë për zhvillimet e mëtejshme në këtë çështje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

Tragjedi në muzikë: Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

Shemsi Krasniqi, i njohur si “Shemi”, ka vdekur në mënyrë të papritur. Sipas burimeve të Klan Kosovës, trupi i tij u gjet i pajetë në...

Spiropali takohet me Mickoskin: Faktori shqiptar në Maqedoni komunitet shtetformues, nxitës i rëndësishëm i proceseve eurointegruese

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas takimit me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan...

Mërgimtari: “Po qysh me ardhë me votu unë kur jetoj në Gjermani, kurr as rryma nuk m’nalet, e me vendos për jetën e juj...

Mergimtari këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një lidhjeje telefonike në Kanal 10, ku një mërgimtar ka ngritur shqetësimin se si mund të...

Vëllai i Liridona Ademajt: Vrasja ishte e planifikuar dhe u realizua për shtatë minuta

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, ka folur pas seancës së mbajtur sot në rastin ndaj tre të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plava dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu