Skandali i abuzimit seksual të fëmijëve, jep dorëheqjen Presidentja e Hungarisë

Presidentja hungareze Katalin Novak ka dhënë dorëheqjen pas presionit në rritje për faljen e një burri të dënuar si bashkëpunëtor në një rast të abuzimit seksual të fëmijëve.

“Kërkoj falje për ata që mund të kem ofenduar dhe për të gjitha viktimat që mund të kenë ndjerë se nuk kam qëndruar në mbrojtje të tyre. Kam mbrojtur vazhdimisht mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve. Sot shënoj fjalimin tim të fundit për ju si presidente, pasi ju jap dorëheqjen nga ky post”, tha ajo.

Personi i falur nga Novak ishte nëndrejtori i një shtëpie fëmijësh në Bicske, një qytet pranë Budapestit.

Nëndrejtori, i cili ishte burgosur për tre vjet detyroi fëmijët të tërhiqnin deklaratat për abuzim ndaj drejtorit i cili ishte dënuar me tetë vjet burg për këtë rast.

Përveç dorëheqjes së Novak, një tjetër politikane dha gjithashtu dorëheqjen për të njëjtin rast. Bëhet fjalë për Judit Varga, e cila ishte ministre e Drejtësisë në kohën e faljes.

Novak, një aleate e kryeministrit Viktor Orban, ka qenë një avokate e vlerave tradicionale të familjes dhe mbrojtjes së fëmijëve. Politikanët e opozitës, por edhe qytetarët dolën në rrugë për të protestuar pas zbulimit të këtij skandali nga mediat hungareze.

Edhe kryeministri Orban reagoi duke paraqitur një amendament kushtetues që do të kufizojë të drejtën e Presidentit për të falur krimet e lidhura me fëmijët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu