Skandal- Zyrtari i qeverisë VLEN-VMRO mohon autoktoninë e shqiptarëve: Petar Bogojevski i lidh me Kaukazin në komente publike

Një koment me përmbajtje ofenduese dhe përçmuese ndaj shqiptarëve është bërë nga Petar Bogojevski, drejtor aktual në Agjencinë Nacionale për Programet Evropiane Arsimore dhe Mobilitet, që vepron në kuadër të Qeverisë së re VLEN-VMRO.

Në një debat në rrjetet sociale, Bogojevski iu bashkua një komenti ku shqiptarët përqeshen për pretendimet e tyre historike mbi origjinën ilire, dardane apo pelazge. Ai i shkroi përdoruesit “Nikola Be”, i cili tallte shqiptarët:

“Mirë është të njihet historia e Kaukazit.”


Ky koment aludon në një teori të pavërtetuar dhe denigruese, që mohon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, duke i lidhur ata me rajonin e Kaukazit – një narrativë që shpesh është përdorur nga qarqe nacionaliste për të zhvlerësuar historinë e shqiptarëve.

Fakti që një përfaqësues i një institucioni publik, përgjegjës për programet evropiane arsimore dhe mobilitetin e të rinjve, shprehet në këtë mënyrë nxit reagime dhe ngrit shqetësime për përfshirjen e diskursit përjashtues dhe nënçmues brenda institucioneve shtetërore.

Aktualisht, Bogojevski është pjesë e administratës së Qeverisë së re të përbashkët mes VLEN dhe VMRO-DPMNE, që erdhi në pushtet me premtime për bashkëjetesë, barazi dhe integrim evropian. Komente të tilla mund të minojnë besimin publik dhe bashkëpunimin ndëretnik që është thelbësor për stabilitetin në vend.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Detaje nga aksidenti i autobusit nga Kosova në Gjermani, ky është numri i të lënduarve

Pak minuta pas mesnatës, një aksident i rëndë trafiku raportohet të këtë ndodhur në autostradën A8 pranë Irschenbergut në Gjermani. Siç raportojnë mediat në Gjermani,...

Najçevska: “Unë detyrohem të kërkoj falje, ndërsa Bogojeski mbetet i paprekur për thirrjet raciste”

Shkup, 19 gusht 2025 – Akademikja dhe aktivistja Maja Najçevska publikoi një kërkesë publike për falje drejtuar Petar Bogojeskit, pas kërkesës ligjore të bërë...

Lajm i madh nga samiti i Uashingtonit – Çfarë pritet tani?

Një takim i rëndësishëm mes Presidentit amerikan Donald Trump, Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, dhe liderëve evropianë, përfshirë Kancelarin gjerman Friedrich Merz, është mbajtur të...

Lavrov “përmbys” thashethemet: Ne nuk duam territore, por mbrojtje për rusët

Rusia nuk ka synuar kurrë thjesht të pushtojë territore në Ukrainë, qoftë në Krime, Donbas apo Novorosia qëllimi i saj ka qenë të mbrojë...

Ben Blushi:🇦🇱 Shqipëria dhe kriptomonedhat: Pse nuk na lejohet të blejmë Ethereum, Bitcoin apo XRP?

Prej muajsh qytetarët shqiptarë përballen me një mur të padukshëm: bankat vendase refuzojnë transferat drejt platformave që shesin kriptomonedha. Një qytetar që tentoi të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu