Skandal në spitalin e Kërçovës: Drejtori Genc Selmani largon specialistin e vetëm shqiptar dhe ironizon: “Opozita për burra është, nuk ka nevojë për vajtim!”

Skandal në Kërçovë: Drejtori Genc Selmani largon nga puna specialistin e vetëm shqiptar

Një vendim i paprecedent ka ndodhur në Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë, ku drejtori Genc Selmani ka larguar nga puna specialistin e vetëm shqiptar, Dr. Shukri Sejdini. Vendimi është justifikuar me arsyetimin absurd se “shtëpia e shëndetit nuk ka nevojë për specialistë.”

Ky veprim ka shkaktuar indinjatë të madhe në komunitetin shqiptar, duke ngritur shqetësime për diskriminimin dhe përjashtimin e kuadrove profesioniste. Dr. Sejdini, i njohur për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, ishte një nga specialistët kryesorë në këtë institucion dhe një zë i rëndësishëm për shëndetin publik në rajon.

Shqiptarët në Kërçovë dhe më gjerë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, duke e cilësuar këtë vendim si një akt të qëllimshëm për të margjinalizuar profesionistët shqiptarë në institucionet publike. Ndërkohë, kërkesat për një sqarim dhe rishikim të këtij vendimi janë shtuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Qeshën me të si i marrë, sot e quajnë hero/ “27 vite me një lopatë: djaloshi që i dha ujë një fshati të tërë”

Nga “Djaloshi që gërmoi fshatin” te hero lokal: historia reale e Shyam Lal Në fshatin e thatë Saja Pahad të Chhattisgarh-ut, Indi, një djalë 15-vjeçar...

MO në koshin e mbeturinave!

MO si një marrëveshje e njëanshme që poshtëron dinjitetin shqiptar me 20 % si sajesë për ndalimin e konfliktit të 2001, nuk i shërben...

Mercedes po negocion me BMW-në për të blerë motorë për automjetet e saj

Mercedes po negocion me BMW-në për të blerë motorë për automjetet e saj Sipas revistës gjermane, Manager Magazin, Mercedes-Benz po negocion me BMW-në për blerjen...

Osmani e bën ‘rezil’ BE-në: Kosova i sanksionoi Rusinë dhe Iranin, e prishëm rehatinë, e për ju s’pati rëndësi

Kosova u rreshtua me BE-në në sanksionimin e Federatës Ruse dhe Iranin, “dhe doli nga zona e rehatisë”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Gruaja e Erdoganit i shkruan Melania Trumpit: Ndjeshmërinë që treguat për fëmijët jetimë në Ukrainë, tregojeni edhe për Gazën

Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdogan, i është drejtuar me një letër Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu