Skandal ndërkombëtar? Shaholli: Qeveria nuk e njeh Kosovën, Micko po ndjek kursin serbo-rus

Në marrëdhëniet ndërkombëtare Severnistani tashmë ka vazhduar një tjetër rrugëtim të përcaktuar prej gati një viti e gjysmë, kundër rrugës europiane, duke u orientuar drejt Moskës.

Politika e re e reformave destruktive paraqet një rrugëtim të gabuar kundër kursit politik të rrugës europiane, me qëndrime dhe veprime të kësaj qeverie në krye me despotin Micko.

Ky qëndim në politikën të komitëve si aleatë të vetëm të botës serbe në Ballkan, u dëshmua me mosnjohjen e identitetit shtetëror të Kosovës, duke e shmangur emërtimin Republika e Kosovës, por duke e përdorur vetëm si Kosovo, ku sejmenët e Mickos në këtë qeveri të koalicionit, me veprime të qarta antishqiptare për këtë gafë të qëllimshme po heshtin!

Dhe VREDI sigurisht që hesht për këtë skandsl ndërkombëtar, sepse nuk ka këllqe për t’i kërkuar llogari qeveritarëve maqedon edhe kur arrestohet i riu kumanovar, që festonte me flamur kombëtar në ditën e flamurit, që sipas kukullës Hiseni, zëvendës miistër i brendshëm, i riu shqiptar paskësh festuar duke provokuar dhe ka thyer ligjin për kundërvajtje!

Si përfundim i gjithë prapësive të kesaj qeverie tre javë më vone erdhi ndëshkimi nga komitët, ku pas blerjes së Kërçovës, në Diten e Flamurit Uskana u shëndrrua në Kičevo dhe nuk pati zbukurimi ne rrugët e saj me rastin e Ditës së Flamurit, me urdhër të gradonačallnikut të Kičevos gospodin Jovanovski, i cili pasi mori votat e nevojshme nga kolona e pestë VREDI, njësoj si ne kohën e titizmit nuk lejoi që në rrugët e qytetit të valojnë lirisht shqiponjat dhe flamuri ynë kombëtar.

Duke mos i zemëruar militantët e asnjë grupimi shqiptar pyerja që shtrohet natyrshëm është se pas të gjitha këtyre prapësive që ndodhen me ardhjen e VREDI-t si shpëtimtarë në qeverinë e re, jo se me DUI-n ishim mirë por siç thonë ishim mirë kur ishim keq me DUI-n, ku tani që të gjithë po prisnim “ndryshimin” , ndryshimi nuk erdhi për së mbari por për së prapthi!

Për shqiptarët ky nuk është ndryshim dhe progres, por një rrugë qorre dhe një regres prapakthehu në kohët e qoftëlargut!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

Sela për Taravarin rreth “Safe City”: Temat serioze s’i lihen n’duar njerëzve joserioz!

Gazetari: Edhe Aleanca për Shqiptarët e zotit Taravari, ka paralajmëruar se këtë ligj do ta çoj në Gjykatën Kushtetuese, por ja që ju po...

Ziadin Sela e dërgon “Safe City”-n në Gjykatën Kushtetuese

Ziadin Sela njoftoi sot në konferencë për media se ligji “Safe City” tashmë është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi ai nuk zbatohet në të...

Vuçiç ironizon takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe: “Më qesharaku në botë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu