Silvinjo: E di historinë për Serbinë, na presin ndeshje të vështira

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, komentoi zgjedhjet e bëra në listën e Kombëtares, për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Letonisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Tekniku kuqezi deklaroi se shumë lojtarë e kanë mbyllur tani sezonin dhe mund të jenë të lodhur, por shtoi se ka edhe nga ata që e kanë mbyllur më herët dhe kanë qenë me pushime gjatë kësaj kohe.

Silvinjo tha se ka 10 ditë kohë, për të bërë një punë të mirë me lojtarët për ndeshjet e radhës.

“Është një moment specifik i sezonit. Shumë nga lojtarët e mbarojnë sezonin tani. Një pjesë e tyre mund të jenë lodhur shumë, disa kanë luajtur më shumë. Disa të tjerë mund të jenë me pushime, sepse e kanë mbyllur sezonin më herët. Ne kemi 10 ditë për të bërë një punë shumë të mirë. Është një moment specifik ky i këtij grumbullimi”, tha ai.

Silvinjo theksoi se e di historinë dhe u shpreh se ndeshja me Serbinë është më specifike, por shtoi se Shqipëria do të futet në fushë për të treguar një identitet në lojë.
“Janë dy ndeshje të vështira, me skuadra shumë të mira fizikisht. Na duhet të punojmë mirë. Unë kam nevojë për të 27 lojtarët. Duhet të fokusohemi te puna. Ndeshja me Serbinë është më specifike, e di historinë. Në duhet të fokusohemi te futbolli që duam të bëjmë. Jemi një skuadër që luajmë me zemër dhe shpirt. Kemi një identitet tonin”, u shpreh Silvinjo.
Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 Qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.

Ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 Qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.

/tvklan.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu