Si propaganda ruse sheh një “diktator” te Zelenski dhe e zhvendos përgjegjësinë për luftën në Ukrainë

Duke u fokusuar në narrativën e “paligjshmërisë” së supozuar të Zelenskit, Kremlini në fakt po përpiqet të errësojë të vërtetën se sipas Kushtetutës së Ukrainës, që ligjërisht e pamundur të zhvillohen zgjedhje ose referendume në Ukrainë në kushte lufte. Rusia harron gjithashtu se është e pamundur të zhvillohen zgjedhje në Ukrainë duke pasur parasysh infrastrukturën e shkatërruar, pamundësinë për të kryer votim në territoret e pushtuara, pamundësinë e ushtarëve në front për të votuar dhe faktin që një numër i madh ukrainasish janë larguar nga Ukraina, transmeton Vërtetmatësi.

Shkruan: Ana Anastasovska

“Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është një diktator”. Këto janë fjalët që kanë bërë jehonë veçanërisht të fortë në javët e fundit nga deklaratat e politikanëve rusë dhe mbështetësve të Rusisë, si dhe nga presidenti amerikan Donald Trump. Kjo narrativë është intensifikuar veçanërisht që kur SHBA dhe Rusia u ulën në një tryezë të përbashkët për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

Një nga themelet e manipulimit pro-Kremlinit të informacionit dhe dezinformimit është pikërisht mohimi i shtetësisë së Ukrainës, për të diskredituar qeverinë ukrainase, për të mbjellë përçarje brenda vetë Ukrainës dhe për të shkëputur lidhjet e Ukrainës me mbështetësit e saj. Për këto qëllime, Kremlini po derdh burime të mëdha në fushata dezinformuese, shkruan Euvsdisinfo.

Pikërisht në këtë kontekst gjendet narrativa Kremlinit për ilegjitimitetin e pretenduar të Zelenskit. Në vetëm një javë, siç analizohet nga Euvsdisinfo, midis 26 janarit dhe 2 shkurtit 2025, të paktën njëzet e pesë artikuj me etiketën “të paligjshme” u shfaqën vetëm në faqen e internetit shtetërore ruse RIA Novosti. E gjithë kjo zbret në pretendimin: Presidenti Zelenski “e ka deklaruar veten diktator”. Sipas këtyre mediave pro-Kremlinit, Zelenski “uzurpoi pushtetin në Ukrainë” dhe “pështyu” mbi normat demokratike.

Trump e quajti Zelenskin diktator
Përveç Kremlinit edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një deklaratë skandaloze se presidenti ukrainas është diktator dhe bëri thirrje që në Ukrainë të mbahen zgjedhje për të zgjedhur një përfaqësues legjitim që mund të negociojë përfundimin e luftës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i luftërave të Izraelit: Operacioni i “pagerëve” kushtoi rreth 270 milionë dollarë

Operacioni ushtarak i Izraelit i njohur si operacioni i “pagerëve” ka pasur një kosto prej rreth 1 miliard shekelësh, që përkthehet në afërsisht 270...

Taulant Seferi në super-formë, ka shënuar 12 gola në Turqi

Rruga është ende e gjatë, por deri tani ka kaluar shkëlqyeshëm. Taulant Seferi po e tregon veten gjithnjë e më shumë në Turqi, e...

Meral Ferati nga sot zyrtarisht emërohet drejtoreshë në spitalin Gjinekologjik në Çair

Dr. Meral Uzeiri Ferati do të udhëheqë nga sot e tutje me I.P.SH Spitalin e Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair. Emërimi...

Boom! Bëhen bashkë dy ish-at e Dolces, Limi e Edi

Dalja e Limit nga shtëpia më e famshme në vend ka bërë bujë të madhe. Menjëherë pasi u largua nga shtëpia, ai ka vazhduar aktivitetet...

Vetëm brenda katër vjetëve, rreth 7 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vetëm për brenda katër vjetëve 6 mijë e 717 çifte i kanë dhënë fund martesë së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu