Shtypi gjerman: Serbia përpiqet të cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin Kosovës, sulmi shihet si përgatitje e terrenit

Shpërthimi në fshatin Varagë të Zubin Potokut ku si pasojë u dëmtua kanali i Ibër-Lepencit që furnizon një pjesë të madhe të vendit me ujë të pijshëm dhe termocentralet, ka tërhequr vëmendjen e mediave të mëdha ndërkombëtare.

Për këtë sulm gjerësisht kanë raportuar edhe mediat gjermane. Mediat atje kanë cituar kryeministrin kosovar, Albin Kurti, i cili e quajti këtë shpërthim si “akt terrorist” të dirigjuar nga Serbia.

Gazeta “Frankfurter Rundschau” raporton, se pas sulmit në Kosovë, “Prishtina dhe Beogradi po akuzojnë njëri-tjetrin”. Por në të njëjtën kohë gazeta thekson se “Serbia po shpreson në ndihmë nga Rusia dhe SHBA”. Aty thuhet se Serbia asnjëherë nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe po përpiqet të cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij vendi.

Lexo edhe:
Goditet për vdekje një këmbësor në Ferizaj, arrestohet shoferi i veturës
Vdes gazetari Zijadin Gashi
Eurodeputetët kërkojnë hetim ndërkombëtar për sulmin në Ibër-Lepenc
“Qeveria e Serbisë ka kohë që pretendon se po shtypen bashkatdhetarët e saj në Kosovë. Ajo asnjëherë nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe po përpiqet të cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij vendi. Në këtë kontekst, sulmi shihet si përgatitje e terrenit për këtë.” Kjo nuk është aspak një “ëndërr e Serbisë së Madhe”, shkruan gazeta gjermane

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan: “Pas sulmit me bombë në kanalin në veri të Kosovës, prej nga vjen uji i rëndësishëm për funksionimin e dy termocentraleve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë si përgjegjëse për shpërthimin. Beogradi e hodhi poshtë këtë përgjegjësi. Ndërkohë, policia e Kosovës ka arrestuar tetë të dyshuar gjatë kontrolleve në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë dhe ka njoftuar se gjatë kontrolleve kanë konfiskuar armë dhe municione.

Në raportin e shkurtër të kësaj gazete citohet edhe Kurti me fjalët: “Sulmi është kryer nga profesionistë”. Është një sulm i ri kriminal dhe terrorist që ne besojmë se vjen nga bandat e drejtuara nga Serbia.” Por kjo gazetë gjermane thekson se sfondi i sulmit është “ende i paqartë” dhe se “Beogradi ka mohuar çdo përgjegjësi”.

Berliner Tageszeitung shkruan edhe për reagimin e Bashkimit Evropian, i cili e dënoi shpërthimin si një “sulm terrorist”. Gazeta njofton edhe me deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili vlerësoi se ishte një “sulm i neveritshëm, akt i sabotimit të infrastrukturës kritike civile të Kosovës”. Po ashtu gazeta njofton se “kritikës ndërkombëtare pas këtij sulmi iu bashkuan SHBA-ja, Franca dhe Turqia”, dhe se “edhe forcat e KFOR-it të udhëhequra nga NATO-ja kanë bërë thirrje për përmbajtje”.

Gazeta shkruan: “Mediat kosovare besojnë se sulmet janë një fillimi i një lufte hibride, të udhëhequr nga Rusia. Më parë këtë javë, sulmuesit hodhën granata dore në ndërtesën e një bashkie në veri si dhe në një vend tjetër. Përshkallëzimi më i keq në vitet e fundit ndodhi në fund të shtatorit 2023, pas sulmit të paramilitarëve serbë ndaj një patrulle të policisë së Kosovës, kur rreth tridhjetë persona të armatosur sulmuan një patrullë të policisë së Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu