Shtatë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet Presidenciale

Nga 23 shkurti e deri mbrëmë në mesnatë, vetëm shtatë nga gjithsej 15 kandidatë arritën të mbledhin mbi 10 mijë nënshkrime që të mund të garojnë në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit.

Pasi në mesnatë skadoi afati, nga KSHZ njoftojnë se 10.000 nënshkrimet e nevojshme i kanë mbledhur Bujar Osmani nga BDI i cili ka marrë 11,085 nënshkrime, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN – 10,710 nënshkrime, Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM – 22.412 nënshkrime, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE – 28,086 nënshkrime, kandidati i partisë GROM Stevço Jakimovski – 11.290 nënshkrime, Maksim Dimitrievski, lideri i ZNAM– 11,605 nënshkrime dhe Biljana Vankovska Cvetkovska nga partia “E MAJTA” 10,559 nënshkrime.

Të gjithë kandidatët e tjerë kanë më pak nënshkrime dhe atë, Mersiha Smailoviq e mbështetur nga Bashkimi Demokratik Boshnjak ka 2778, Velo Markovski – 1634 nënshkrime, Gjorgi Manaskov 488, Zorica Cvetkovska 284, Gospodin Poposki 147, dhe Gose Ristov 6, ndërsa Dragan Nikollovski 8 nënshkrime. Sipas KSHZ-së, asnjë nënshkrim nuk ka arritur të marrë kandidatin Tome Nikolloski.

Mbledhja e nënshkrimeve është bërë në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së të vendosura në selitë e 34 pushteteve lokale dhe para noterëve kompetentë.

Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup votuesish, atëherë është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur paraqitësi i listës së kandidatëve për president janë deputetë, nevojitet të mblidhen të paktën 30 nënshkrime nga deputetët.

Listat e kandidatëve për kryetar të shtetit, pjesëmarrësit në zgjedhje duhet t’ia dorëzojnë KSHZ-së më së voni deri më 19 mars deri në mesnatë. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izraeli miraton projektin kontrovers të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite thotë se ka filluar "veprimet paraprake" të një ofensive të planifikuar tokësore për të kapur dhe pushtuar të gjithë Qytetin e Gazës...

Gazetar nën hetim, diplomati shqiptar paralajmëron: Demokracia cënohet kur cënohet fjala e lirë

Gazetari Nevri Ademi është thirrur sot në polici për t’u marrë në pyetje, një zhvillim që ka ngjallur reagime nga shoqëria civile dhe personalitete...

Lavrov: Sa ta njohë Evropa Palestinën, s’do ketë mbetur më gjë për të njohur

Zyrtarë të ndryshëm evropianë nuk kanë dhënë ende një reagim të drejtpërdrejtë ndaj këtyre komentimeve Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Evropa...

Saliu:“Kulmi i idiotizmit” Dajxha komandant Thirrje pa procedurë për gazetarin Ademi

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ashpër pasi kolegu i tij, Nevrij Ademi, është thirrur në bisedë informative nga stacioni i policisë në Tetovë. Thirrja...

Krenar Lloga: Sot Tetova Sot, dje Top24 – shembuj të padurueshmërisë ndaj atyre që ua nxjerrin të palarat në shesh

Krenar Lloga nga ASh ka dalë në mbështetje të Nevrij Ademit dhe Tetova Sot, njofton Top24 Ai ka përmendur edhe rastin e kohë më parë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu