“Shqiptarët t’i thërrasin mendjes”, Sela: Faktori politik t’i lërë daullet dhe të mendojë për unifikim

Ziadin Sela i “Frontit Europian” në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News, foli për zgjedhjet dypalëshe që u mbajtën ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut. Koalicioni shqiptar “Fronti Evropian” i Ali Ahmetit arriti të sigurojë 19 mandate. Sela u shpreh se faktori politik duhet t’i lërë daullet dhe të mendojë për unifikim, ndërsa tha se shqiptarët duhet t’i thërrasin mendjes.

“Fronti Evropian triumfoi! Kjo vjen si pasojë e rënies së LSDM-së që qeverisi që nga viti 2017. Ka pasur disa marrëveshje që janë dashur për t’u bërë. Këto kanë ndikuar që opozita maqedonase ta shfrytëzojë duke gjetur ‘tradhtarin’ dhe duke bërë patriotizmin.

Është koha që ne të jemi faktori që të bëjmë ndryshime dhe Maqedonia e Veriut, me Kosovën dhe Shqipërinë të shkojnë drejt BE-së. Të mos bëhemi mish për top. Shqiptarët t’i thërrasin mendjes ndaj faktori politik t’i lërë daullet dhe të mendojë për unifikim. Të drejtat e shqiptarëve kanë zot. Shqiptarët kanë zgjedhur klasën e tyre politike që ka aktorë politik. Shqiptarët zgjodhën përfaqësuesit, ku një ndër ta jam dhe unë. Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen në këtë drejtim.

Uroj që deklaratat e deridjeshme të jenë vetëm për përdorim elektoral, edhe pse janë të dënueshme. Partneriteti kuptohet që duhet të jetë i patjetërsueshëm. Ne jemi anëtar i NATO-s dhe partner i SHBA-ve. T’i heqim kufijtë në një union evropian ku do të komunikojmë dhe jetojmë si vëllai me vëllain dhe mitra me motrën.”, tha ai.

Pyetjes nëse VRMO do bëjë koalicion me “Vlen”, Sela u përgjigj duke thënë se “Faktori politik shqiptar të këtë maturi politik. Faktori politik shqiptar t’i lërë daullet dhe dajret e të mendojë për unifikim. Këto zgjedhje s’kanë pasur të bëjë me inate se kush do dalë i pari apo i dyti. Kjo krijon mundësi forcave të cilat mundohet ta shtrojnë krizën, s’po them luftën, por destabilizimin në rajon, vepër e Serbisë dhe Putinit. Ne nuk guxojmë të bëhemi faktor politik shqiptar për të penguar këtë procese.”/ abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ramadan Imeri – Fisnik Melës: Largoni njësitë speciale policore nga Dibra!

Kandidati i pavarur për Komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, i është kundër- përgjigjur kritikave të Fisnik Mela nga VLEN. Më poshtë reagimi i plotë i...

Ermal Panduri: Bijtë e UDB-ashëve marrin përgjigjen e merituar nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të bërë ndaj gazetarit Ermal Panduri dhe ish-deputetit Enver Dugolli, shkruan Periskopi. Kallëzimi penal...

Vedhje e madhe e rrymës- hoteli me 4 yje i lidhur ilegalisht në rrjet

Ekipet e “Elektrodistribuimi” kanë zbuluar një rast serioz të lidhjes ilegale në rrjetin elektrik në një hotel me katër yje që ndodhet në rrugën...

Nesër në Shkup protestë për solidaritet me Palestinën

Iniciativa “Të gjithë për Palestinën” po organizon marshim proteste për të shprehur solidaritet me popullin palestinez dhe për të dënuar gjenocidin në Gaza. Ngjarja...

VLEN: Një Zë për fitoren e 2 nëntorit!

Fitorja e 19 tetorit ishte kthesa e madhe në komunat shqiptare. Nga Çairi e Saraji, te Haraçina, Zhelina e Tearca shqiptarët folën me një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu