Shqipëria, vendi me performancën më të lartë në rajon – BE-ja i jep 100 milionë euro sipas Planit të Rritjes Ekonomike

Bashkimi Evropian ka disbursuar 100 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, pasi vendi ka arritur një nivel të lartë zbatimi të reformave të parashikuara nga Agjenda e Reformës dhe Rritjes.

Sipas njoftimit të Delegacionit të BE-së në Tiranë, Shqipëria ka përmbushur 51% të masave të planifikuara, duke e renditur si vendin me performancën më të lartë në rajon.

“Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e Axhendës së saj të Reformës dhe Rritjes sipas Planit të Rritjes të BE-së, duke përmbushur 21 nga 41 masat e planifikuara të reformës (51%) midis dhjetorit 2024 dhe qershorit 2025. Kjo ka bërë që Komisioni Evropian të disbursojë 99.3 milionë euro në kuadër të Programit të Reformës dhe Rritjes , duke e bërë Shqipërinë vendin me performancën më të lartë në rajon për këtë periudhë raportimi.”-thuhet në njoftim.

Pagesa, e cila u njoftua nga Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Tiranë javën e kaluar, dëshmon se Shqipëria ka zbatuar reforma strukturore të qëndrueshme në fusha kyçe si energjia, dixhitalizimi, konkurrueshmëria, zhvillimi i qëndrueshëm dhe integrimi ekonomik .

Ndërsa Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi se “Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor po jep rezultate në Shqipëri. Vendi po bën përparim të qëndrueshëm përmes Axhendës së Reformës dhe Rritjes — dhe BE-ja po përgjigjet me të njëjtën monedhë. Ky disbursim i ri prej 100 milionë eurosh përputhet me hapat që Shqipëria ka ndërmarrë për të çuar përpara reformat që sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e saj”.

Programi funksionon me raportim gjashtëmujor dhe disbursimi i ardhshëm pritet në pranverën e vitit 2026, bazuar në progresin e reformave të zbatuara deri në fund të këtij viti.

Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor është një iniciativë e nisur nga Komisioni Evropian në vitin 2023 për të përshpejtuar konvergjencën ekonomike të rajonit me Bashkimin Evropian dhe për t’u sjellë qytetarëve përfitimet e integrimit evropian edhe para anëtarësimit.

Plani mbështet integrimin gradual të ekonomive të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët të BE-së dhe siguron fonde përmes Instrumentit për Reformë dhe Rritje , bazuar në progresin e partnerëve në zbatimin e reformave të dakorduara në fusha të tilla si tranzicioni i energjisë, dixhitalizimi, sundimi i ligjit, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shoferët për mbeturinat munguan në punë, drejtori Rrustemi: Dyshohet për lojë politike

Sabahadin Rustemi, drejtor I Higjienës Komunale, në një prononcim pët televizionin Alsat-M tha se aktivitetet e ndërmarrjes publike kryhen në përputhje...

Takohen Dimitrievski dhe Mexhiti, VLEN do ta mbështesë ZNAM-in në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kumanovë

Kandidati i ZNAM për kryetar të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është takuar me Izet Mexhitin nga VLEN, përcjell TV21. Dimitrievski thotë se ka...

Të qenit ‘i pasjellshëm’ me ChatGPT jep përgjigje më të mira, doni ta provoni?!

Dëshironi përgjigje më të mira nga Al? Jini të pasjellshëm. Një studim i ri i Penn State zbuloi se ChatGPT në fakt performon më...

Begaj i kërkon Vietnamit rishikimin e qëndrimit për njohjen e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale nga ambasadorja e Republikës Socialiste të Vietnamit në Shqipëri, Pham Thi Thu Huong. Kreu i Shtetit...

Florian Binaj nis fushatën, qytetarët e ndalojnë për ta përshëndetur: Do fitosh se je i thjeshtë si ne

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka nisur zyrtarisht fushatën në terren për zgjedhjet e parakohshme lokale në kryeqytet. Siç shihet në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu