Shqipëria ‘kundër’ përjashtimit të Izraelit nga UEFA

Lajmi bëhet i ditur nga mediat izraelite.
Teksa Izraeli mbetet i angazhuar me luftën në Gaza, UEFA do të mblidhet së shpejti për të marrë një vendin për përjashtimin apo jo të izraelitëve nga futbolli.

UEFA është nën presion për të përjashtuar Izraelin për shkak të luftës në Gaza, njejtë siç bëri me Rusinë, pasi Vladimir Putin-i filloi agresionin në Ukrainë.

Teksa vendimi për përjashtimin apo jo të Izraelit do të merret së shpejti nga UEFA, anëtarët e futbollit evropian janë ende jo 100 për qind në një mendje.

Sipas një raporti nga “Israel Hayom”, “miqtë e vërtetë të Izraelit po dalin në pah” teksa UEFA është gati të marrë një vendim.

Dhe, sipas këtij raporti “shoqata gjermane, si dhe aleatë të papritur si një komb islamik, po bashkojnë forcat për të penguar një veprim të tillë”.

Mirpo, ky “komb islamik” nuk është askush tjetër veç Shqipërisë.

Gjermania, Republika Çeke, Armenia, Gjeorgjia dhe Shqipëria janë pesë vendet anëtare të UEFA-s, të cilat “Israel Hayom” i cilëson si “vota kundër” përjashtimit të Izraelit.

Për Shqipërinë, raporti i medias izraelite thotë: “Ky komb mysliman në Evropë ka qenë i hapur në mbështetjen e tij për Izraelin gjatë dy viteve të fundit”.

Megjithatë, raporti shton se “edhe këtu, janë të përfshira forca që nuk lidhen drejtpërdrejt me sportin, por prapa skenave, shqiptarët konsiderohen miq të vërtetë të Izraelit dhe futbollit izraelit”.

“Armand Duka, kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, do të shërbejë si përfaqësues në votim dhe është e vështirë të imagjinohet që ai të braktisë Izraelin”, thekson raporti.

“Albanian Post” ka kontaktuar Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për koment.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është gjithashtu kundër përjashtimit të Izraelit nga garat ndërkombëtare.

Sipas një raporti të mëparshëm nga “Israel Hayom”, “nën presionin e fortë të SHBA-ve dhe atë diplomatik, Izraeli shmangu përjashtimin e menjëhershëm nga UEFA”.

Ndërkohë, për të vijuar më tej, Kroacia, Sllovenia, Danimarka dhe Zvicra shihen si vende të lëkundura në raport me përjashtimin apo jo të Izraelit nga UEFA.

Siç raportoi gazeta britanike “The Times” më herët shumica e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s janë në favor të një mase të tillë, pas gjetjeve të një komisioni hetimor të Kombeve të Bashkuara që akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza.

Izraeli, anëtar i UEFA-s që nga viti 1994, rrezikon të pësojë një fat të ngjashëm me atë të Rusisë, e cila u përjashtua nga garat evropiane në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës.

Gushtin e kaluar, gjatë Superkupës së Evropës midis PSG-së dhe Tottenham-it, UEFA shfaqi një banderolë ku shkruhej “Ndalo vrasjen e fëmijëve, ndalo vrasjen e civilëve”.

Ndërkohë, Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut i ka bërë zyrtarisht thirrje FIFA-s dhe UEFA-s që ta pezullojnë Izraelin nga garat ndërkombëtare, duke theksuar se masa duhet të synojë shtetin dhe jo futbollistët individualë, të cilët nuk duhet të penalizohen për vendimet e qeverisë.

Rusia është gjithashtu e përjashtuar edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), teksa sportistët rusë lejtohet të marrin pjesë në ngjarje si Lojërat Olimpike etj. duke u prezantuar nën një flamur neutral dhe pa pasur mundësinë të përdorin simbolet e tyre kombëtare.

Edhe IOC, ashtu si UEFA apo FIFA, ka hezituar deri më tani të përjashtojë Izraelin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si një aleat kryesor jo-NATO të Shteteve të Bashkuara gjatë vizitës së princit të kurorës saudite,...

Zekolli-Shaqiri, me lot në sy, kërkon drejtësi për bashkëshortin e ndjerë: “Kërkoj apel të vendimit.”

Kaltrina Zekolli Shaqiri kërkon drejtësi për aksidentin e trafikut në Qarkoren e Shkupit në afërsi të Radishanit, ku humbi jetën bashkëshorti i saj, çiklisti...

Vetura bie në det në Bari, shoferi shqiptar shpëton duke u ngjitur mbi të

Një makinë ka rënë në det në portin e Barit ndërsa po hipte në një traget me destinacion Shqipërinë ndërsa pamjet janë publikuar nga...

508 raste të dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Maqedoninë e Veriut

Në vend janë evidentuar 508 raste të dhunës seksuale dhe ngacmimit të fëmijëve, sipas të dhënave të raportuara nga MPB, në periudhën 2020 –...

Trump e quan “nder” praninë e Ronaldos në Shtëpinë e Bardhë

Futbollisti Cristiano Ronaldo mori pjesë në një darkë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë së bashku me udhëheqësin de facto të Arabisë Saudite të martën...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu