Shpërthen në lot Enver Petrovci: Po më godasin, nuk e kam përmendur hiç UÇK-në

“Pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë, mësuesa e badigarda”, ka qenë deklarata e aktorit Enver Petrovcit, e cila ka ngjallur reagime të shumta në publik.

Aktori Petrovci është shfaqur i përlotur derisa po tregonte një histori me një ushtarë të UÇK-së.
“Jam plakë, jam ligë”, thotë Petrovci, derisa shton se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti.

“Tash edhe po më godasin, kur se kam përmend aty UÇK-në, hiç, hiç, hiç. Edhe besom, askush 99 për qind të këtyre, e kam parë përmes shikimeve, asnjëri prej këtyre 99 për qind se kanë parë origjinalin”, ka thënë Petrovci në Top Channel.

Aktori Enver Petrovci në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin”, ka përdorur gjuhë përçmuese ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, teksa thuri lëvdata për Kryeministrin Albin Kurti.

Sipas Petrovcit, Kurti ka lexuar libra që nga mosha dy-tre vjeçare, ndërsa për ish-udhëheqësit tjerë të shtetit thotë se erdhën rastësisht në shprehje duke u shprehur – sipas aktorit – se “lufta i ka bërë këta”.

“Unë menoj se Albini është ai që është, e nuk është mirë. Sepse Albini s’fulliratë hiç. Ky është ky që është. Kështu mendoj, kështu mendoj. Ky është shumë i mençëm, jam i sigurt ma shumë ka lexu ky se sa krejt parlamenti bashkë. Ai nuk lexon tash se është bë kryeministër. Ky ka lexu prej kur është dy vjeç e gjysmë. Nejse mos ta teproj. Kur i ka bë gjashtë vjeç. Këta tjerët i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurgjo s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do badigarda. Kurgjo s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujt me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë” – ka thënë Petrovci.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

Tetovë – Gostivar: vetëm një kyçje në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Go+ Energy Drink Fibau Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu