Autoritetet e qarkut të Los Angeles kanë lëshuar urdhra evakuimi në një zonë rreth 60 kilometra në veri të qytetit, për shkak të një zjarri të ri që shpërtheu pranë liqenit Castaic.
Flakët po djegin kodrat rreth pellgut dhe janë përhapur me shpejtësi, duke mbuluar një sipërfaqe mbi 20 kilometra katrorë në dy orë e gjysmë.
Pothuajse 20 mijë persona kanë marrë urdhër të largohen nga shtëpitë e tyre.
Lexo edhe:
Kongresi miraton propozimin e parë legjislativ të Trumpit, për arrestimin e emigrantëve të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme
Trump emëron ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
Trump firmos një tjetër urdhër ekzekutiv, krijon lehtësira për familjet amerikane
Zona e prekur nuk është e populluar shumë, por erërat e Santa Ana i shtyjnë flakët drejt jugut, në një zonë që tani është subjekt evakuimi dhe që duket e mbuluar me një re të trashë tymi.
Castaic ndodhet rreth 25 kilometra në veriperëndim të qytetit të Santa Clarita dhe kufizohet me Pyllin Kombëtar të Angeles. Nga një popullsi prej 31,000 banorë, mijëra u urdhëruan të evakuoheshin, sipas sherifit të kontesë së Los Anxhelosit, Robert Luna.