Shpenzimet për familje me katër anëtarë në Maqedoni janë rritur për 391 denarë, thonë nga LSM

Shpenzimet minimale të një familjeje katëranëtarëshe në janar janë rritur për 391 denarë në krahasim me dhjetorin. Në pjesën e ushqimit dhe pijeve vërehet rritje prej 123 denarëve, tregojnë të dhënat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë e cila sot në konferencë për media i publikoi të dhënat më të reja për Shportën Minimale Sindikale dhe për atë nëse shporta e vitit të ri i ka dhënë efektet e dëshirueshme.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov tha se për 12 muaj, gjegjësisht nga fillimi i vitit të kaluar deri më tani shpenzimet minimale në pjesën e ushqimit dhe pijeve janë rritur për 10,43 për qind që nënkupton se inflacioni nuk është 3,5 për qind siç tregojnë të dhënat statistikore, por mbi 10 për qind.

Vlera e shportës minimale sindikale për vetëm një vit është rritur për 6.089 denarë që nënkupton rritje për 10,63 për qind.

“Qytetarët në Maqedoni nuk mendojnë se ne jetojmë mirë dhe kemi paga shumë të mira, kështu që ne blejmë dhe në këtë mënyrë ushqejmë inflacionin dhe pagat për rritjen e inflacionit, por tregtarët janë të pangopur dhe pasurohen në kurrizin e punëtorëve duke shfrytëzuar çdo moment për t’u pasuruar më shumë. Madje dyshojmë se ajo që po premtojnë tani se do të ruajnë nivelin e çmimeve të produkteve bazë ushqimore në muajt e ardhshëm është mashtrim për të mos u ulur çmimet e produkteve që janë në rënie në bursat botërore”, theksoi Trendafilov.

Siç theksoi, informacionet flasin se çmimi i grurit në bursat botërore është ulur për rreth 13 për qind, ndërsa te ne çmimi i bukës është ulur vetëm për një denar dhe nuk ka ulje të çmimeve të miellit dhe produkteve të tjera.

“Vlerësojmë se është mirë që Qeveria siç filloi në fillim të shtatorit tua nxjerrë faturat për vlerën furnizuese të produkteve të cilat importohen dhe të tregojnë se me çfarë çmimi janë importuar produktet, ndërsa pastaj me çfarë çmimi i shesin”, tha Trendafillov.

Sipas LSM-së, pagat duhet të rriten për të paktën 20 për qind. Thonë se kërkesa e tyre për rritjen e pagave dhe të pagës minimale është më se e arsyetuar.

Nga LSM vlerësojnë se nevojiten edhe masa të tjera nga ana e Qeverisë, ndërsa në periudhën e ardhshme paralajmërojnë masa më rigoroze që të ngritët vetëdija te qytetarët për nevojën e respektimit të masave.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

550 punonjës të Lukoil në Maqedoni rrezikojnë të mbesin pa punë!

Po kërkohet zgjidhje për 550 punonjësit e filialit të kompanisë ruse “Lukoil” në Maqedoni, pasi ky gjigant energjetik vendosi të shesë asetet e tij...

Lojë e rreme shpërblyese: “DM” nuk jep falas 500 kuti kozmetike

“DM” nuk është organizatori, as personi që e ka porositur këtë postim të rremë në rrjetin social Facebook. Ky është një mashtrim duke përdorur...

Gazetari Ademi shkoi për t’i kërkuar falje familjes së Daorsa Spahiut (VIDEO)

Gazetari Nevrij Ademi ka qenë sot te familja e Daorsa Spahiut për t’i shprehur ngushëllimet familjes së saj dhe për t’i kërkuar falje. Në emisionin...

Blerim Latifi: Millosheviqi kishte shpresuar se shqiptarët nuk mund të bashkohen për asgjë

Në një reagim lidhur me dëshminë e sotme të ish-ambasadorit amerikan Christopher Hill në Gjykatën e Hagës, profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi, ka...

Hill për Adem Demaçin: Ishte i rreptë – kishte opinione të egra ndaj Serbisë

Ish-ambasadori, Christopher Hill tha se Adem Demaçi ishte gjithmonë shumë i rreptë dhe strikt për çdo temë.Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Hill shtoi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu