Shoferi i NTP Shkup: Na japin të vozisim autobusë të prishur, prandaj ndodhin aksidente

Na japin të vozisim autobusë me defekt, prandaj dje autobusi doli nga rruga dhe u përplas në rrethojën prej betoni afër QT “Mavrovka”, tha sot shoferi Ferzi Arifi pas incidentit të ndodhur dje pasdite në linjën numër 2. Arifi e tha këtë në konferencë për media para selisë së NTP “Shkup” e cila organizoi Konfederata e Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë (KOSM).

Në incidentin e djeshëm, përveç shoferit Arifi, është lënduar edhe një grua.

Kryetari i KOSM-it, Marjan Risteski, tha se fajtor për incidentin është menaxhmenti i kompanisë, i cili nuk e kryen servisin e autobusëve, duke vënë në rrezik punëtorët dhe udhëtarët.

“Ngjarja ka ndodhur për shkak se timoni ka qenë me defekt, gjegjësisht është bllokuar në atë moment dhe falë qetësisë dhe përvojës së shoferit nuk ka ndodhur një aksident i madh. Ky autobus, ashtu si të tjerët, u raportua se ishte me defekt, por nuk servisohen. Imagjinoni, ky autobus ka shkuar në Vodno para disa ditësh”, tha Risteski.

Pas kësaj, në konferencë për media doli drejtori i ri Dragi Kushovski, i cili ka një javë që është në detyrë, i cili u tha se po përhapin spekulime. Ai u kërkoi atyre që t’i bashkëngjisin një raport ku thuhet se autobusi ishte me defekt. Pas akuzave të tilla të drejtorit, shoferi Arifi filloi të qajë dhe ka thënë se vazhdimisht raportojnë defekte, por autobusët janë vënë në komunikacion të nesërmen dhe u jepen shoferëve të tjerë.

“Kam qenë gjithë jetën në NTP, këtu dhe në rrugët e Shkupit më janë zbardhur flokët. Në itinerarin nga linja 2 njoh çdo gropë dhe nuk është e mundur të më ndodhë diçka e tillë. Mu bllokua timoni, më vjen keq për udhëtarët që duhet të hipin në autobusë të tillë me defekt”, ka thënë Arifi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu