Shkupi nikoqir i samitit të ministrave të PBEJL, Osmani: Thoni, ne nuk votuam, por duhet ta respektojmë marrëveshjen

Trembëdhjetë vende nga Europa Juglindore diskutuan sot në Shkup për të ardhmen e rajonit. Deri më tani me këtë iniciativë ka kryesuar Maqedonia, ndërsa shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, ka thënë se kjo iniciativë duhet të përdoret edhe në të ardhmen për zgjerimin e Bashkimit Europian, pra të gjitha ato shtete nga rajoni që nuk janë ende, duhet të bëhen anëtarë në të ardhmen. Ai tha se ky duhet të jetë synimi dhe motivi kryesor të kryesisë së ardhshme, që do të marrë përsipër Republika e Shqipërisë. Zv.ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Artemis Malo, vuri në dukje se zgjerimi europian, Plani i Rritjes dhe krijimi i një tregu të përbashkët ekonomik do të jenë gjithashtu në fokus të Tiranës vitin e ardhshëm.

“Ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për qëllimin përfundimtar – anëtarësimin në BE për kandidatët nga Procesi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore. Zgjerimi i BE-së është një nga projektet më të suksesshme të paqes në kontinentin europian që sjell vlera të pakthyeshme në ndërtimin e shoqërive të rezistueshme dhe në arritjen e progresit dhe prosperitetit ekonomik. Si Ballkan Perëndimor, ne e dimë saktësisht se cilat janë detyrimet dhe dobësitë tona”, tha Bujar Osmani.

“Kryesimi i Tiranës me këtë proces do të jetë plotësisht në përputhje me konsolidimin e mëtejshëm të asaj që është arritur deri më tani për forcimin e bashkëpunimit rajonal, forcimin e bashkëpunimit për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, si dhe përshpejtimin e integrimit europian”, deklaroi Artemis Aalo, zv/ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Në margjinat e takimit ministror, ​​shefi i diplomacisë Osmani zhvilloi një takim me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Greqisë, Aleksandra Papadopulu. Të dy u pajtuan që Marrëveshja e Prespës të respektohet dhe se detyrimet thelbësore të Marrëveshjes janë përmbushur nga të dyja palët, shtoi Osmani. Ata biseduan edhe për nxitjen e bashkëpunimit në disa fusha, si dhe u diskutuan edhe për memorandumet që pritet të miratohen në Kuvendin e Greqisë. Në anën tjetër, Osmani thotë se nuk i kemi përmbushur disa obligime, si Ligji për Radiotelevizionin e Maqedonisë dhe Ligjin për ASHAM. Ai po ashtu tha se nuk pret një veto të re greke në rrugën e integrimit europian të vendit, ndërsa autoriteteve të reja në Maqedoni, për sa u përket atyre, Osmani u tha se “nuk duhet të kemi marrëdhënie grindavece me fqinjët tanë, sepse ata nuk sjell asnjë rezultat.

“Ky është emri kushtetues i shtetit dhe nuk bëhet fjalë më për detyrimet e Prespës, por për Kushtetutën e shtetit. Këtu nuk shoh vend për interpretim dhe nuk ka nevojë, sepse te qytetarët ka vetëm njëfarë pritshmërie që nëse fillojmë ta themi me gojë, dalëngadalë do ta ndryshojmë edhe me shkrim. Kjo nuk do të ndodhë. Pse i jepni një pritshmëri të tillë qytetarit? Thoni “ne nuk e votuam, ishim kundër, e bënë këta tradhtarët ndërsa ne duhet ta respektojmë”, u shpreh Bujar Osmani.

Siç thash tashmë, kryesimin e merr Republika e Shqipërisë ndërsa në Shkup u zgjodh edhe sekretari i ardhshëm gjeneral për bashkëpunim rajonal që do të rrjedhë nga ky proces, ndërsa ai do të jetë Amer Kapetanoviq nga Bosnja e Hercegovina.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu