Shkollat e Tetovës dhe Gostivarit kryesojnë në listën e borxheve

Shkolla e Mesme e Mjekësisë dhe Gjimnazi “Kiril Pejçinoviç” në Tetovë kryesojnë listën e borxheve të shkollave në këtë komunë. E para ka një borxh prej 500 mijë eurosh, ndërsa e dyta ka 80 mijë euro borxh, duke e nisur kështu vitin e ri shkollor me probleme financiare. Përveç vështirësive me transportin, situata financiare e këtyre dy shkollave lë shumë për të dëshiruar, duke ngritur pikëpyetje se si do të përballen me procesin arsimor gjatë vitit të ri dhe nëse borxhet do të rriten për shkak të detyrimeve të reja të institucioneve edukativo-arsimore.

Nazmi Dauti, përgjegjësi i sektorit të arsimit pranë komunës së Tetovës, deklaroi se Shkolla e Mesme e Mjekësisë ka qenë përgjegjëse për transportin e nxënësve në të gjithë territorin, gjë që ka ndikuar në rritjen e borxhit të këtij institucioni arsimor.

“ Ju e dini që në vitin 2022, me vendim të Ministrisë së Arsimit, i morën kompetencat kryetarit të komunës për disa shkolla, ndërsa më pas i hoqën kompetencat edhe për çështjet e përgjithshme. Atëherë, Gjimnazi ‘Kiril Pejçinoviç’ u përball me një sërë problemesh, përfshirë ndërprerjen e energjisë elektrike. Ministria e Arsimit lëshonte bllok dotacione vetëm për rrogat dhe energjinë elektrike, ndërsa nuk mbeteshin mjete për detyrimet e tjera, si transporti publik. Buxheti për vitin 2024 u shkurtua me 40 milionë denarë për shkollat e mesme dhe 32 milionë denarë për shkollat fillore. Tani, me ribalancin e buxhetit të shtetit, rreth 30 milionë denarë do të kthehen në formë të bllok dotacioneve dhe këto mjete do të mbulojnë detyrimet e shkollave ndaj kompanive të transportit,” deklaroi Nazmi Dauti.

Probleme të ngjashme paraqiten edhe në shkollat e Gostivarit. Sipas opozitës, komuna ka borxhe prej mbi 1.3 milion eurosh ndaj çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme. Ky borxh është konfirmuar edhe nga sektori i arsimit në Komunën e Gostivarit, të cilët theksojnë se borxhi aktual është mbi 1.5 milion euro. Ata sqarojnë se rritja e borxhit është pasojë e krizës në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës dhe energjisë elektrike.

“Lufta në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme ka ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës për djegie dhe transport, si dhe të energjisë elektrike. Ky ka qenë një nga faktorët kryesorë për rritjen e borxhit. Edhe pse komuna nuk ka qëndruar indiferente dhe ka kërkuar vazhdimisht ndihmë nga Ministria e Arsimit, dotacionet e marra nuk kanë qenë të mjaftueshme për mirëmbajtjen e shkollave, pasi 97% e bllok dotacionit shkojnë për pagat. Ministria nuk e ka parë të arsyeshme rritjen e dotacioneve, gjë që ka çuar në rritjen e borxheve në të gjitha institucionet arsimore në nivel shtetëror, përfshirë edhe komunën tonë. Shpeshherë kemi përdorur buxhetin vetanak për të ndihmuar shkollat, përndryshe borxhi do të ishte edhe më i lartë. Ministria e Financave ka njoftuar se dotacionet do të rriten me 33.340.000 denarë.” theksoi sektori i arsimit në Gostivar.

Gjendja e shkollave në komunat e Zhelinës, Bogovinës dhe Vrapçishtit është e ngjashme, sipas informacioneve të fundit.Drejtuesit e shkollave dhe autoritetet komunale janë në pritje të masave të reja nga qeveria qendrore, të cilat do të mundësonin jo vetëm stabilizimin e situatës financiare, por edhe parandalimin e një rritjeje të mëtejshme të borxhit. Megjithëse pritet një rritje e dotacioneve nga shteti, ka frikë se këto masa mund të jenë të pamjaftueshme për të përballuar nevojat e vazhdueshme të institucioneve arsimore, në veçanti duke marrë parasysh se rritja e çmimeve dhe inflacioni mund të përkeqësojnë më tej situatën.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bela: Alternativa dhe fundi i keqmenaxhimit në Çair

Shkruan: Valon F. Bela Alternativa dhe fundi i keqmenaxhimit në Çair Është e qartë se edhe partia Alternativa po synon t’i japë fund keqmenaxhimit 20-vjeçar të...

‘Perdja e Mëndafshit’ – Kina ndan rajonin dhe shfaq Shqipërinë e Kosovën si ‘Perëndimi i vërtetë’

Pekini zgjeron praninë në Ballkan, me Washingtonin të përqendruar në Ukrainë Ballkani Perëndimor ka qenë gjithnjë “fuçia e barutit” e Evropës dhe edhe pse në...

Deliu: si u bën 57 vota sot në Kuvend, meqë Shqipe Selimi nuk votoi?

Blerta Deliu Kodra Deputete e Kuvendit të Kosovës Edhe Shqipe Selimi e di pse Donika Gërvalla nuk i mori votat sot. Por, si u bën 57...

Elon Musk heq dorë nga krijimi i një partie të re, mbështet JD Vance për presidencën

Miliarderi Elon Musk ka braktisur planet për të krijuar një parti të tretë politike në SHBA, duke vendosur të përqendrojë mbështetjen e tij financiare...

Në tentimin e dytë, VV-ja propozon Donika Gërvallën për kryeparlamentare – dështon edhe ajo

VV-ja në tentimin e dytë ka propozuar Donika Gërvallën për kryeparlamentare, pasi dështoi votimi për Albulena Haxhiu, e cila arriti të marrë vetëm...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu