Shkatërrohet grupi kriminal që për gati 4 vite kishte lëshuar në përdorim monedha false të vlerës 2 euro

Në vitin 2023 dhe gjatë këtyre muajve të vitit 2024 autoritetet në Kosovë kishin nisur një fushatë për t’i sensibilizuar qytetarët kundër mashtrimit me paratë metalike 2 euro false. Banka Qendrore e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Forenzikë kishin përpiluar edhe manualin e domosdoshëm për identifikimin e monedhave të falsifikuara. Nga 43500 mostra të verifikuara, mbi 38 prej tyre kanë rezultuar të falsifikuara.

“Ka një dallim të madh të stampimit. Kjo është e kualitetit shumë të dobët ndërsa kjo është e kualitetit shumë të lartë”, tha një ekspert i forenzikës. Shqetësimi ishte përhapur te qytetarët. Bizneset e vogla nuk pranonin monedhën 2 euro. Por të njëjtat si kusur nuk i pranonin as qytetarët.

“Tash me një shitore të vogël hasa ku e kishin shkruar se nuk pranojmë 2 euro”, u shpreh një qytetar.

“Për momentin nuk jemi duke pranuar dyshe fals i kemi ndalur. As nuk i marrim dhe as nuk i japim. Shumica e konsumatorëve nuk i pranojnë”, tha një shitës.

“Ka disa ditë që dy euro nuk pranojnë pjesa dërmuese e dyqaneve apo edhe transporti publik. Është mjaft problem. Sot gjatë gjithë ditës kam refuzuar t’i marr dy euro”, shtoi një qytetar.

“PO ato janë tani duhet të kesh magnet. Ata janë nga hekur ndërsa këto (origjinali) janë alumin. Duhet t’i kontrollojmë”, tha një tjetër qytetar. Në nëntor të vitit 2023 policia e Kosovës kishte arrestuar gjashtë persona të dyshuar për falsifikimin e parave. Prej tyre tre ishin shtetas kosovar dhe tre të Maqedonisë së Veriut.

“Nga ky operacion janë sekuestruar thasë me nga 2 euro metalike në vlerë prej 85.010 euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Hetimi kishte nisur nga ofertat publike nëpër rrjetet sociale posaçërisht në TikTok dhe Snapchat ku për 200 euro të falsifikuara paguhej vetëm 20 euro. Hetuesia e Kosovës kishte shtruar pisat e hetimit se burimi i parave të falsifikuara mund të jetë Maqedonia e Veriut ose Bullgaria.

Pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim mes organeve nga Shkupi dhe Prishtina përfshi edhe mbështetjen operacionale të Europolit, më 4 gusht në Kosovë u arrestuar i dyshuari Shkëlzim Demiri nga Prespa, i punësuar në MPB. Gjatë bastisjes në tri lokacione janë gjetur dhe sekuestruar makineri për prodhimin e parave të falsifikuara me prerje metalike 2 euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë të gjithë lëndët e para për prodhimin e tyre.

Shkëlzim Demiri mësohet të jetë nipi dhe shoferi i Veton Kranlievskit ish epror i Departamentit për asgjësimin e krimit të organizuar në Ministri të Brendshme. Kontrolli i brendshëm në MPB ka nisur hetimin brenda policisë për të hetuar lidhjet e mundshme të Shkëlzim Demirit me struktura policore. Ndaj tij rëndon kallëzimi penal për falsifikim të parave, vepër për të cilën sipas Kodit Penal parashikohen deri në 10 vjet burg./Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zyrtar i VMRO-s, drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi, arrestohet për dyshime ryshfeti me fondet IPARD

Në një aksion të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, sot pas orës 13:00...

Lloga: Maqedonia e Veriut, i vetmi vend në Europë pa letërnjoftime biometrike- dokumentet lehtësisht të falsifikueshme

Ish-ministri, Krenar Lloga sot ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në Europë i cili nuk ka letërnjoftim biometrik. "Maqedonia e Veriut...

Kryetari i zhelinës vazhdon me realizimin e premtimeve që dha në zgjedhjet lokale!

Kryetari i Zhelinës po vazhdon të përmbushë premtimet e dhëna gjatë zgjedhjeve lokale. Projektet e paralajmëruara në infrastrukturë, shërbime komunale dhe investime publike janë...

UT shpreh ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës

Universiteti i Tetovës nëpërmjet Kuvendit Universitar të Studentëve, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës, e cila dje u gjet e vdekur në...

Vrasje e rëndë në Malishevë: Dhëndri ekzekuton dy miqtë e tij

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Malishevë, ku sipas informacioneve të para, një person ka vrarë dy miqtë e tij. Sipas raportimeve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu