SHGM: Dënim për sulmin ndaj kolegut Furkan Saliu nga përmbaruesja Vesna Jakimovska

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon sulmin e sotëm fizik ndaj gazetarit Furkan Saliu nga përmbaruesja nga Kërçova, Vesna Jakimovska.

Kjo ngjarje skandaloze vjen pas një sërë storjesh kërkimore për përmbaruesen nga PortaliX dhe Saliu, i cili sot teksa merrte një deklaratë nga përmbaruesja u sulmua fizikisht prej saj dhe pësoi një dëmtim në dorë, ndërsa ju thye edhe një mikrofon nga pajisjet e tij të punës. Kolegu Saliu ka lajmëruar policinë në vendngjarje dhe aktualisht është duke dhënë deklaratë në stacion policor. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe prokurori nga Kërçova.

SHGM menjëherë ka kontaktuar me pikat e kontaktit në MPB dhe PTHP të lidhura me këto raste, për të ndjekur nga afër ngjarjen.

Pikat e kontaktit, pra personat në Ministrinë e Brendshme dhe PTHP, kanë një rëndësi të madhe në kuadrin e komunikimit të shpejtë dhe efektiv me SHGM-në kur bëhet fjalë për cenimin e të drejtës së gazetarit apo punonjësit të medias, dhe mundëson mbrojtje më të madhe institucionale.

Kujtojmë se sulmi ndaj gazetarit apo punonjësit të medias gjatë kryerjes së detyrave profesionale është vepër penale ku Ministria e Brendshme dhe PTHP-ja kanë detyrimin të veprojnë në cilësinë e tyre zyrtare. Kërkojmë nga MPB-ja dhe Prokuroria Publike që të bëjnë hetim të shpejtë dhe efikas duke sanksionuar sulmuesit, në këtë rast përmbaruesen Jakimovska.

Për këtë rast, përveç përgjegjësisë penale, SHGM-ja do të kërkojë edhe masë disiplinore, në përputhje me kodin e etikës profesionale të përmbaruesve për heqjen e licencës për punë nga Oda e Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu