“Si mbeti pa naftë djali i mbretit të shezlongëve 200 euro”.

Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin.
Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po furnizohesha me karburant te “Ekspozita Shqipëria Sot”, kur befas më doli përpara Raqi – 120 kilogramë i shëndoshë, dhe kokrrat e djersës i rrëshqisnin si ujvarë nëpër pjerrësinë e tuleve, duke lagur bluzën prej najloni të stampuar me gërma të mëdha “Emporio ARMANI”.

U ul në gjunjë, më puthi duart dhe m’u lut:
– Vëllaçko, më jep 20.000 lekë të vjetra, se kam mbetur pa naftë.

M’u errësuan sytë. Befas m’u kujtua ajo natë kur fjeta në hotelin me 5 yje të Janaqit, në jug të Shqipërisë.

– M’u kujtua Janaqi, një vit më parë, kur kosovarëve ua rriste çmimin e dhomave dyfish në krahasim me italianët, sepse, siç thoshte ai, “këta marrin bukë me vete.”
– M’u kujtua Janaqi që shante malokët, sepse “nuk dinin not”.
– Mu kujtua që tallej me italianët sepse thonte: “këta nuk shpenzojnë 500 euro në tavolinë”.
– M’u kujtua Janaqi që tallej me turistët gjermanë, sepse sipas tij “nuk e shijojnë peshkun”, ndonëse gjermanët janë konsumatorë 27 herë më shumë se shqiptarët për frymë.
– M’u kujtua si kruante hundët ndërsa fliste me një turiste spanjolle, dhe pastaj fshinte gishtat në pantallona.
– M’u kujtua si të enjten kishte çmimin e spagetit me karkalec 15 euro, ndërsa të shtunën e rrite për 25 euro, “se kishte më shumë klientë”.
– M’u kujtua si i la për një muaj turistët pa ujë të ngrohtë në dush, dhe i gënjente çdo mëngjes: “Do rregullohet sot.”
– M’u kujtua sesi peshkun kinez e reklamonte si peshk të egër, duke mashtruar turistët francezë – dhe pastaj thoshte: “Francezët janë popull pa shije.”
– M’u kujtua Janaqi që, kur mungonte kuzhinieri, e zëvendësonte me rojen e parkingut, sepse thoshte: “Polakët nuk e dallojnë ushqimin e detit.”
– M’u kujtua si kursimet e vitit ia bleu djalit të tij, Raqit, një Range Rover prej 160.000 eurosh.

– M’u kujtua si pas çdo fature që u çonte turistëve të huaj, thoshte me përçmim: – Ç’ju qi tëmën këtyre hollandezëve, se nuk do ua shoh më surratin!

…Dhe kishte të drejtë.
As hollandezët, as gjermanët, as polakët, e as emigrantët nuk ia panë më surratin – as Janaqit, as Raqit.
Të dy, këtë vit, nuk kishin asnjë turist.
U kishte mbetur vetëm Range Roveri i djalit, sepse Range Roverin tjetër e humbën bashkë me dashnoren 28-vjeçare, e cila iku si turistët – pa kthyer kokën pas, duke e lënë Janaqin të kruante hundët vetëm, në hotelin bosh me 5 yje.

Gjithsesi, ai s’ka më nevojë të shkojë në banjo për të urinuar, sepse e bën në breg të detit, me pamje nga shezlongët 200 euro, me jastëkë me pupla.

Ndërkohë, futa dorën në xhep dhe i thashë Raqit:
– Merri këto 20.000 lekë dhe bëji të fala babait. Por mos harro t’i thuash nga unë:
“Më tha Kreshniku – në turizëm, pasuri nuk janë tullat apo pishinat, por turisti që rikthehet për herë të dytë.”

Shkroi: Kreshnik Spahiu

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu