Shehu: KSHZ-ja gati për zgjedhjet e dyfishta të vitit 2024

Konform Kodit Zgjedhor, nga dita e publikimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve në Gazetën Zyrtare, nisin afatet për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore.

Për dy ciklet zgjedhore do të ketë afate të veçanta për zbatimin e zgjedhjeve.

Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu për “Klan Maqedoni”, tha se përgatitjet kanë filluar që moti dhe se gjithçka shkon sipas planprogramit.

“Nuk ishte risi se viti 2024 do të ishte vit i zgjedhjeve, ne si KSHZ e kemi ditur se do të kemi zgjedhje të dyfishta”, tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

Kemi sjellë procedura sa I përket komplet procesit zgjedhor, nuk kemi hasur në asnjëfër pengese. Kemi sjellë planet operative, kemi realizuar pjesën më të madhe të furnizimeve publike”.

Duke marrë parasysh se një pjesë e konsiderueshme e shtetasve të RMV-së gjenden jashtë vendit, Nënkryetarja e KSHZ-së sqaroi edhe procedurat e votimit në vendet e huaja. Votuesi duhet të vërtetojë se është shtetas dhe ka adresë banimi në RMV dhe vërtetim se gjendet përkohësisht në shtetin ku voton.

“Nga ana e KSHZ do të merr vërtetim se i plotëson kushtet. Të njëjtin aktvendim që të mos lodhet të shkojë në ambasadë mund ta merr online dhe në ditën e votimit, një ditë para se të votohet në RMV, KSHZ-ja do të organizojë votim atje, nëse më së paku në atë shtet janë paraqitur 10 votues” – tha Shehu.

Identifikimi i votuesve sërish do të bëhet me fingerprint apo identifikimin e gishtërinjve. Shehu siguron se janë ndërmarrë të gjitha masat për proces korrekt zgjedhor.

“Prej vitit 2021 kemi formuar një task-force grup dhe ky grup ka paraparë edhe planin B sa I takon pjesës së sulmeve kibernetike sidomos te pjesa e rezultateve. Herën e kaluar kishim, jo në aplikacione, se në opinion doli një teori se aplikacioni ishte sulmuar. Por, jo. Ishte ueb-faqja e KSHZ-së”, tha Ditmire Shehu.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill kurse rrethi i dytë eventual do të jetë më 8 maj, bashkë me zgjedhjet parlamentare. Kryeparlamentari Jovan Mitreski të mërkurën shpalli zgjedhjet e shtata presidenciale dhe zgjedhjet e 11-ta parlamentare, të cilat këtë vit do të mbahen në terminin e rregullt.

Fushata zgjedhore për presidencialet nis më 4 dhe përfundon më 22 prill, kurse për zgjedhjet parlamentare fushata nis më 18 prill dhe përfundon më 6 maj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shefi i shtabit të VLEN-it në Zhelinë, Latif Arifi, bën thirrje: Nuk është patjetër ta votoni Blerimin

Shefi i shtabit zgjedhorë në Zhelinë, Latif Arifi dje ka akuzuar pronarin e TS, Rami Mislmi se po shpif. I menjëhershëm ishte reagimi i...

MPB: NË ARTARINË NË GOSTIVAR JANË VJEDHUR 18 KLIOGRAMË FLORI

MPB: NË ARTARINË NË GOSTIVAR JANË VJEDHUR 18 KLIOGRAMË FLORI MPB njofton se më 10.10.2025, në orën 18:45, në SPB Tetovë është raportuar se katër...

Osmani: Mirë që Mickoski është i vetëdijshëm se Qeveria është e paqëndrueshme

Mesazhi që do ta dërgojnë qytetarët më 19 tetor nuk do të jetë vetëm votim në zgjedhjet lokale, por çdo qytetar që do të...

Provokim i shëmtuar para ndeshjes! Serbët “harrojnë” flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit, në prag të përballjes Serbi–Shqipëri. Gjatë stërvitjes u vu re një...

VV nuk sheh problem te bisedat e Kusarit, por te fakti që u mor vesh, “Flliq sa të mundesh, veç tinëz”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka reaguar në Facebook duke akuzuar Fatmir Shehollin për bashkëpunim me shërbime të huaja dhe për furnizim të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu