Shaqiri: Në Çashkë është mësuar dhe do të mësohet në shqip!

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në emisionin e mëngjesit në Klan Maqedoni ka folur për mënyrën se si bashkë me kryeministrin Xhaferi zgjodhën problemin e fëmijëve të Çashkës dhe mësimit të tyre në gjuhën amtare.

Shaqiri ka deklaruar se gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur problemi në fjalë ka qenë në kontakt me prindërit, fëmijët dhe autoritetet locale, shton se gjithmonë është mbështetur në të drejtën që kushtetuta e garantonë mësimin në gjuhën amtare.

“Jam thirur nga e drejta kushtetuese e gjithësecilit, padallim, që duhet tu mundësohet e drejta për mësim në gjiuhën amtare. Nga ai parim, përtej diskutimeve, sepse këtu janë përfshirë edhe subjekte politike të painformuara. Është interesant fakti se ka subjekte që para dy muajsh kanë dalë me deklarata se, pse ministri i arsimit nuk i merr ingerencat, sepse kanë qenë të painformuar. Unë kryetarit të Komunës ingerencat ja kam marrë nga Gushti i vitit paraprak”, deklaroi Kasami.

Foli edhe për opozitën shqiptare dhe akuzat e tyre, mes tjerash thotë se para 20 apo 30 vitesh shkolla “Todor Janev” në statut ka pasur dygjuhësinë.

“Kanë qenë prindërit shqiptar aso kohe që kanë kërkuar shkëputjen dhe krijimin e shkollave të tjera, Jabollçisht të poshtëm e të epërm. Bëhet shpërndarje nëpër zona, arsim shqip në Çashkë ka dhe do të ketë. Sa për informim, kemi shkollë të re edhe në Jabollçisht të poshtëm. Zgjedhja e Qeverisë për formimin e subjektit të ri, shkollës së re, e zgjedh problemin afatgjatë. Të gjithë që mundohen ta shfrytëzojnë këtë rast ose keqpërdorin, u kisha apeluar se arritje për fëmijët është se deri në fund të vitit do të jenë në “Todor Janev” dhe do të mësojnë në gjuhën shqipe. Nuk ka asnjë informacion sepse për mua në të mirë të shqiptarëve të mësojnë në gjuhën shqipe nuk është gjë e keqe. Mundohen për retorikë politike. Kisha dashur, kisha thirrë që opozita të bëhet një ditë mësues në Çashkë dhe të shohin se si është të jesh banorë dhe mësues i Çashkës. Të qëndrosh nga Shkupi e të japësh deklarata është shumë e lehtë”, tha Shaqiri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ahmeti nga Likova: Kanë frikë të krenohen me arritjet e UÇK-së. Këta që janë rritur me “keksa”, le të mendojnë mirë!

Gjatë tubimin të Aleancës Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti, nga tubimi madhështor në Likovë, dha një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë ndaj atyre...

Arben Taravari sfidon Adnan Azizin: Kryeministri nuk ta përmed as emrin, si mund ta durosh?

Në tubimin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) që u mbajt sonte në Kumanovë, Arben Taravari doli me një sfidë të hapur ndaj Adnan...

Venezuela paralajmëron sulm të armatosur nga SHBA “së shpejti”

Qeveria e Venezuelës kërkoi një seancë emergjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas veprimeve ushtarake të SHBA-ve në ujërat pranë vendit Qeveria e Venezuelës...

Izet Mexhiti takon profesionistë dhe intelektualë të Çairit në shtëpinë e doktoreshës Besa Demiri

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim miqësor në shtëpinë e doktoreshës Besa Demiri, ku morën pjesë një rreth profesionistësh,...

Shaholli: Votat e “deleve” shqiptare VREDI për “ujkun” Micko!

Votat e "deleve" shqiptare për "ujkun" Micko! (qyfyre zgjedhore)😁 Po ja more shokë, ashtu siç ka ndodhur me ne shqiptarët në këto tri dekada të demonkracisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu