Shaholli: Vullnetari i ri serbofil për botën serbe!

(Novi srpski dobrovoljac za srpski svijet!)

Sikur të mos mjaftonin mbeturinat e botës serbe, që qëndrojnë “shëndoshë e mirë” nëpër rrugët dhe shkollat tona anë e mbanë “Severnës”, por dhe në qytetin e Tetovës po shëmtojnë qytetin me emra të çetnikëve jugosllavë si druže Tito, Ivo Llolla Ribar, JNA etj., (që janë vënduar kundër vullnetit të shumicës shqiptare) ku kryekomunari Bili, i damkosur tashmë si serbofil, ka pranuar oferta serbe për investim në Tetovë pa saktësuar se për çfarë investimi bëhet fjalë.

Ja ky është trimi Bili, srpski dobrovoljac i vockël, që për hir të pazareve me despotin Micko, hoqi dorë dh i la të pa ndryshuar emrat e bulevardeve të Tetovës, ku ata emra të urryer të partizanëve jugosllav nuk përfaqësojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve pasi ata çetnikë kishin masakruar qindra shqiptarë të Tetovës në Monopol dhe gjetkë, sot kacavidhen si merimanga dhe si emra të huaj që kanë uzurpuar rrugët dhe shkollat dhe nuk kanë të bëjnë historinë dhe kulturën e qytetit të Tetovës me shumicën shqiptare.

Dhe ja kjo ishte loja me ndryshimin që përmes vasalëve mendjelehtë u “zhgërryen” herë me “Možeme” dhe herë me komitët për hir të babëzitjes për para ata po na sjellin botën serbe, jo me ushtri por përmes hegjemonisë së pushtetit të parasë!

Gjithandej edhe nëpër zgëqet më të fshehta të qytetit, gumëzhinë thashethemet se Bili ynë pranoi një ofertë nga një kompanie serbe me 800 mijë € për të investuar në qytetin e Tetovës pa përcaktuar natyrën e investimit dhe objektin e këtij investimi, mbase një kishë ku mund te mblidhen komitët dhe vojvodët për të festuar së bashku me vëllezërit serb fitoret radhës ndaj shqiptarëve.

Para se gjithash duhet thënë një gjë se jo vetëm duhet pritur investitorë të huaj por përkundrazi, ata duhen joshur për hir të interesit reciprok dhe jo për shkak të shtrirjes së hegjemonisë!
Por, kur ata vijnë nga bota serbe, nuk vijnë për prosperitetin dhe zhvillimin e ekonomisë komunale, por vijnë si një kalë troje për shqiptarët!

Ndaj, koha është tani kur duhet thënë ndal botës serbe jo vetëm në Tetovë, por gjithandej ku frymojnë shqiptarët!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu