Shaholli: Votat e komitëve kanë dehur vredistët!

Dje vredistët pasi shpallën fitoren në pesë komuna me vota të porositura enkas nga kryekomitii Micko për vasalët e tij, janë dehur dhe zalisur nga fitorja e “historike” e atij rezultati që as në ëndër nuk e kishin parë, ku veç gëzimit të paparë ata po japin intervista për media sesi arritën ta rikonfirmojnë besimin e qytetarëve si forca e parë politike në kampin shqiptar.

Ata dolën dhe falenderuan votuesit shqiptar për gjoja rikonfirmim të legjimitetit të tyre në krye të qeverisë së koalicionit, por në fakt numri që bëri ndryshimin ishin votat e komitëve të VMRO-së në komunat me shumicë shqiptare, të cilët votuan për vasalët e tyre dhe jo votat e elektoratit shqiptar.

Dhe fatura e kësaj mbështetje më vota i shkon kryekomunarëve vredistë tashmë të zgjedhur, duke ia kthyer borxhin komitëve me “falje” postesh të rëndësishme komunale si sekratarët e komunës dhe drejtoritë kyçe.

Këto zgjedhje ishin pjesë e pazareve politike mes kryekomitit Micko dhe vasalëve të tij, duke i siguruar dhe rehatuar ata se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme, pasi ata do të jenë “fituesit e vërtetë” të kampit shqiptar dhe jo opozita.

Ky ishte çmimi që do ta paguajnë vredistët përmes pazareve dhe kurvërisë politike sipas parimit -më jep të jap!
Tashmë prej kohësh është bërë si zakon në “državën Severnistan”, ku pazaret politike përcaktojnë se kush do të zgjidhet kryekomunari i ri, pavarsisht se ai nuk shpreh vullnetin politik të votuesve, ai është “gjetje” përmes pazareve të ndyra politike.

Shumë nga ushtarët e betuar iu bindën urdhërit të kryekomitit Micko, se duhet votuar për çapaçulët e VREDI-t në komunat me shumicë shqiptare, pasi kjo do t’i jepte garanci atyre për mos t’u qurravitur para tij se po humbëm shumicën e komunave zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme.
Kësisoj, ata e kishin një ankth se po i humbëm zgjedhjet lokale bashkë me to do të humbasim postet ministrore dhe leverditë e pushtetit.

Të uritur nga ladutëria për një çik pushtet, vredistët bënë kompromisin e dhimbshëm të ndarjes së posteve të pamerituara për komitët në organet e reja komunale sipas marrëveshjes, ata nënshkruan kontratën e nënshtrimit dhe të servilizmit me despotin Micko për katër vitet e ardhshme.

Në këtë mënyrë despoti Micko goditi në shenjë, duke i dhënë vota vasalëve të tij ai në të vërtet i ka blerë kryekomunarët e rinj, që do t’i shërbejnë atij si justifikim se VREDI është fitues në kampin shqiptar dhe si një rikonfirmim i legjitimitetit të tyre në kampin shqiptar.

Turi i dytë më 2 nëntor në balotazh, do rikonfirmojë marrëveshjen e arritur për pazarin politik mes komitëve dhe vasalëve nga VREDI, ku votat e komitëve të VMRO-së do të jenë vendimtare në fitoren e kryekomunarëve të rinj.

Gjithsesi, kryekomunarët e rinj nga VREDI do të jenë vasalët e rinj të pushtetit pasi janë blerë përmes pazareve politike dhe kompromiseve që nuk janë shprehje e vullnetit të votuesve shqiptarë, por kukulla të komanduara nga despoti Micko.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

Kuzeska: Kush i dha të drejtë Mickoskit të negociojë për të sjellë migrantë në vend, Maqedonia nuk ka mundësi të merret me këtë sfidë

"Mediat britanike me reputacion, si "The Times", raportuan se qeveria e Mickoskit është në bisedime me Britaninë e Madhe që Maqedonia të bëhet një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu