Shaholli: Qeveria e re e problemeve të vjetra!

Shkruan Medai Shaholli

Qeveria e re e problemeve të vjetra!

Mbrëmë parlamenti i “Severnës” me 77 vota pro dhe 22 kundër votoi qeverinë e re të koalicionit me kryeministër kryekomitin Micko.
Duke iu referuar kornizës së negociatave me BE-në dhe nevojës për ndryshime kushtetuese për të vazhduar procesin e anëtarësimit kryekomiti Micko tha:
“Ky lloj diktimi bullgar në këto kushte nuk do të kalojë dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese përderisa unë jam këtu”.

Ja pra me këtë diskurs nacionalist e fillon punën premieri i ri, diskurs që paraqet një oguri të zi për “Severnën” dhe të ardhmen e qytetarëve të saj, duke ia vrarë shpresat atyre në emër atdhetarizmit dhe të mbrojtjes së dinjitetit kombëtar maqedon para shantazhit bullgar.

Le të na thonë sot pipiruqët vlenistë sesi do ta sjellin ata ndryshimin e shumë përfolur gjatë fushatës zgjedhore, ku mbrëmë despoti i tyre ua ngriu buzëqeshjen në fytyrë kur tha se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese derisa të jem unë kryeministër?!

Kjo ishte loja me sajesën e stisur NDRYSHIMI vlen, për naivët shqiptarë që besuan te VLEN-i qorrazi pas një premtimi pa mbulesë, ku pa ulur akoma në kolltuqet e qeverisë, ministrave vlenistë u doli boja e sloganit mashtrues për ndryshimin që do të vinte me ta.

Tashmë u bë e qartë se para despotit Micko ministrat e VLEN-it do të jenë lolo dhe kukulla që do zbatojnë urdhin e despotit të tyre dhe jo programin e përbashkët qeveritar ashtu siç deklaronin ata gjatë negociatave për formimin e qeverisë.

Ky pra ishte ndryshimi për vlenistët, ku në vend të ndryshimit të shumë pritur komitët nxorrën platformën e linjës së tyre nacionaliste si përgjigje sfiduese ndaj ndërkombëtarëve, por edhe si paralajmërim ndaj ministrave e deputetëve qyqarë të VLEN-it, se nuk do guxojnë ta përmendin më 20% e famshëm si temë e lëre më ta vëndojnë mbi tavolinë si rend dite.

Ja pra, kjo ishte demagogjia e lojës së madhe për NDRYSHIM, me të cilën sharlatanët e lëvizjes së pabesë mashtruan naivët shqiptarë me muaj të tërë se me VLEN-in do vij NDRYSHIMI, kurse nga mbrëmë u pa qartë se ndryshimi mbetet një ëndërr e bukur verore.
Megjithatë, nuk kemi parë gjë akoma! Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti Begaj “ultimatum” Iranit: Ndalo sulmet ndaj Izraelit!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mirëpriti sot në Tiranë kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Një vëmendje të...

Turqia do të rrisë rezervat e raketave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi “në nivelin parandalues” pas zhvillimeve të fundit

Presidenti turk Erdogan: Tani po planifikojmë prodhimin e raketave për të rritur rezervat tona me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi në një...

Gërvalla: Ka kaluar koha kur Serbia e sulmonte Kosovën dhe e gjente popullin e pambrojtur

“Ka kaluar koha kur mund të sulmojë Kosovën, t’i gjejë qytetarët të pambrojtur.” Këtë deklaratë e dha mbrëmë deputetja e GUXO-s – ish-ministre e Jashtme...

Ushtria e Maqedonisë së Veriut mori gjashtë obusë të rinj turq të tipit BORAN

Ushtria e Maqedonisë së Veriut ka marrë gjashtë obusët e parë të rinj të lehtë të tipit BORAN, të zhvilluar me burime vendase dhe...

Kreu i forcave të armatosura të Iranit u eliminua pak javë pasi Izraeli ekzekutoi paraardhësin e tij! Kush ishte Ali Shadmani që “miratonte planet...

Ushtria izraelite (IDF) eliminoi mbrëmjen e kaluar komandantin e selisë ushtarake Khatam al-Anbiya, Ali Shadmani, i cili zëvendësoi Gjeneral Lejtnant Gholamali Rashid javën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu