Shaholli: Puthadorët!

Nënshtrimi dhe vasaliteti i partiçkave shqiptare ndaj despotëve të Shkupit vazhdon të serviloset prej dekadash me besnikëri të paparë.
Për hir të pushtetit këta puthadorët nuk e kthejnë kokën pas për ato që kanë premtuar dhe zotuar para se të vijnë në pushtet, ku thanë se nuk do të qëndrojmë në një qeveri që nuk i bënë ndryshimet kushtetuese brenda 6 muajve dhe nuk e heq 20% e turpit nga kushtetuta!

Dhe ja ku jemi sot pas një viti me një qeveri që nuk do të lëviz as për një milimetër në nismën për ndryshimet kushtetuese, por përkundrazi, po na vidhisin zgëqeve më të errta të bodrimit qeveritar si numra pa vlerë dhe si lecka të shtrydhur, duke bërë hapa prapa në injorimin e gjuhës ( edhe ashtu e përçmuar në kushtetutë si gjuhë e 20%) shqipe dhe diskrimin e shqiptarëve në punësime mbi baza etnike etj.etj.

Premtimet dhe zotimet e vredistëve ranë njëra pas tjetrës dhe “ndryshimi” u shkri si fluskë sapuni para kryekomitit Micko, se nuk kanë asnjë kusht në programin qeveritar për të kërkuar veç lojalitetit dhe vasalitetit ndaj despotit të tyre.

Çfarë duhet të ndodh më keq e më zi se kaq që begunët e VREDI-it të trimërohen pak dhe t’i thonë kryekomitit Micko: Ndal fushatës antishqiptare se në të kundërtën ne dalim nga qeveria!
Por jo, këtë “mrekulli” nuk e bën dot VREDI, pasi e konsideron si shumë radikale dhe për pasojë humbasin postet dhe privilegjet që i gëzojnë!

Tetori është në prag, ndaj nëse shqiptarët që e kanë kuptuar lojën e ndyrë të “ndryshimit” e kanë rastin për ta ndëshkuar këtë qeveri shoviniste( si edhe ato të mëparëshmet për tri dekada rresht) dhe t’i shpien atje ku shpien kërmat e kafshëve të ngordhura.
Në të kundërtën, “zgjedha e skllavërisë” nuk do të na hiqet nga qafa!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu