Serbia-Rusisë: Faleminderit që s’e pranoni Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë takimit me homologun e tij rus Sergey Lavrov, në Moskë, shprehu “shumë lëvdata e falënderime” për Federatën Ruse, pikërisht që ky shtet nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës.

“Ne jemi fort falënderues ndaj Rusisë, kur vije puna te mbështetja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë. Përkrahja që na ofroni sa i përket Kosovës, është shumë e rëndësishme për ne. Dhe personalisht të falënderoj ty për mirëkuptimin dhe ndihmën e madhe që na ke ofruar, në secilën situatë , kur ne ju kemi kërkuar ndihmë”,tha Daçiq.

Nga ana e tij, Lavrov i cilësoi raportet ruso-serbe të jashtëzakonshme. Në takim u tha se meritë për këtë aleancë kanë presidentët e dy shteteve, njofton Klankosova.tv.

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, është ndër presidentët e rrallë që i dërgoi letër uruese për rizgjedhje në krye të Kremlinit, Vladimir Putinit. Ky proces zgjedhor kontestohet nga bota perëndimore. Ndërkohë që janë bërë dy vjet qëkur Rusia ka nisur pushtimin ushtarak të Ukrainës.

“Ne llogarisim që në këtë bisedë, në mënyrë të detajuar do flasim për raportet bilaterale dhe bashkëpunimin në organizata ndërkombëtare. Natyrisht jemi të interesuar të dëgjojmë vlerësimet tuaja për situtën në Ballkan, ku shumë çka është komplikuar. Ne jemi të interesuar që të mos vije deri te ndonjë krizë e re”theksoi Lavrov.

Serbia përkundër thirrjeve të shumta ndërkombëtare, deri tani ka refuzuar që t’i vendos sanksione Rusisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu